Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhjetoristi: Azem, ku do ta festojmë ditëlindjen? Në PD s’të njeh njeri veç rojes. Parlamenti një ferme qensh

2018/03/09 at 9:24 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Dhjetoristi: Azem, ku do ta festojmë ditëlindjen? Në PD s’të njeh njeri veç rojes. Parlamenti një ferme qensh

Bislim Ahmetaj, kryetari i “Grupimi Dhjetor 90” ka kritikuar ashpër sot PD, duke marrë shkas nga ditëlindja e heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

Ai shkruan se ‘Azemi, sot me 9 Mars të vitit 2018 do të festonte 55-vjetorin e lindjes me familjarët dhe miqtë e tij, me bashkëpunëtorët dhe pa asnjë medyshje edhe me kundërshtarët e tij politikë që do të klasifikoheshin prej tij tek miqtë dhe bashkëpunëtorët’.

Me tej ai shigjeton me tone akuzuese: Tek selia e re ku është strehuar partia që ti themelove përveç “rojeve” dhe njerëzve që frekuetojnë kafen e cila është pronë e një trashëgimtari të Toptanvë, siç ishte edhe kafja para selisë se vjetër ku ti pive kafen e fundit të jetës tënde në të gjallë, natën e 12 shtatorit të 98-s s’të njeh askush.

Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem!?

Sot Azem Hajdari po të mos e kishin ndaluar plumbat e policisë së pushtetit, (e theksoj të pushtetit sepse e tillë ishte dhe ashtu mbeti policia e shtetit edhe pas gati 20 vitesh të mungesës së tij fizike) Ai, Azemi, sot me 9 Mars të vitit 2018 do të festonte 55-vjetorin e lindjes me familjarët dhe miqtë e tij, me bashkëpunëtorët dhe pa asnjë medyshje edhe me kundërshtarët e tij politikë që do të klasifikoheshin prej tij tek miqtë dhe bashkëpunëtorët. Sepse I tillë ishte Azemi për ata që e njohën nga afër, për ata me të cilët punoj e bashkëpunoj në ato pak vite të angazhimit të tij politik, për ata që e njohën qysh në fëmijërinë e tij dhe deri sa u nda nga jeta e të përkohëshme për t’ju bashkuar atyre që nuk harrohen kurrë.


Unë I përkas atij grupi që e njoh Azemin si njëri të familjes, si një djalosh që s’di të ndalet, si njëri të angazhuar, si lider, si Atdhetar, si politikanë, si bashkëpunëtorë, si njëri të pazakonshëm, si hero. Që vetëm plumbat e një ideologjie patologjike që s’ngopet me armiq mund ta ndalnin. Dhe fatkeqësisht kjo ideologji e zezë që solli vetëm errësirë dhe e kuqe sepse në themel të dhunës dhe pushtetit vuni gjakun e njerëzve më të shquar të Kombit shqiptarë, ja doli ta heshtë zërin e atij që sot do të ishte 55 vjeç, zërin dhe frymën e atij që mundi ti mundë, mundi ti nënshtrojë “baballarët” e kuq. Ata nuk ja falën, ata e vranë, ata e pushkatuan në derë të partisë që e kishte themeluar në Dhjetor të 90-s , mu në qëndër të Tiranës, bash në zemër të Atdheut. Po dilema ime në këtë 55 vjetor të ditë-lindjes së tij është sa njerëzore, aq edhe absurde: Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem?

Vendi ku ngrihej Memoriali që ngritën qytetarët e Tiranës ku ti mbete I përjetshëm është denatyruar dhe ndryshuar aq sa nuk kujton asgjë nga kujtimi yt dhe I Besimit, kështu që ne miqtë dhe bashkëpunëtorët e tu të Dhjetorit 90 dhe ata të viteve tua politike do të dukeshim si kukulla kineze në atë shesh ku lulëzon biznesi I njerëzve të drogës, krimit dhe politikës.
Aty ku ishte Selia e PD-së dhe zyra juaj kanë mbetur veçse disa gjurme turpi, aty tani janë zyrat e dhuruara nga kundërshtarët (tuaj-tanët) politikë një partie mushkë që lindi egoizmi dhe rivaliteti brenda forcës politike që ti themelove në 90-tën.

Te Selia e re ku është strehuar partia që ti themelove përveç “rojeve” dhe njerëzve që frekuetojnë kafen e cila është pronë e një trashëgimtari të Toptanvë, siç ishte edhe kafja para selisë se vjetër ku ti pive kafen e fundit të jetës tënde në të gjallë, natën e 12 shtatorit të 98-s s’të njeh askush. Ka prej atyre që mendojnë që ti, AZEM HAJDARI je prodhim marketing, pra je thjeshtë një legjendë e cila mund të përdoret për të sjellë një grushtë vota që për hirë të së vertetës janë ba si uji I paktë.

Do më shkonte mendja që 55-vjetorin tënd si themelues I pluralizmit politik ta festonim në Parlamentin e Shqipërisë por më vjen marre ta pranoj që parlamenti I sotshëm, por edhe ai I kaluari më shumë I ngjanë një ferme qensh se një kuvendi ku zgjidhen hallet dhe problemet e bashkëvendasve tanë.

Me vjen keq dhe jam I trishtuar se nuk e di ku mund ta festojmë 55 vjetorin tënd o Azem Hajdari , veç po I lutem Dervish Luzhës që ti e besove dhe e madhështove në të gjallë, por edhe të madhit Zot që ishte I vetmi që ti ju përule që shpirti yt të gjej paqe në parajsë, festoje këtë 55 vjetor me shpirtrat e lirë që ke afër, na I le ne hallet e tokës.
Urime 55 vjetorin, unë po e ngrej me fund një gotë verë për shpirtin tënd të lirë.
Tirane me 9 Mars 2018

Etiketa: Azem hajdariBislim Ahmetajditelindje


Ju sugjerojmë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Tiranë/Plagosja e 21-vjeçarit,blutë:Autorët i shkuan në shtëpi,e goditën me shishe..
Aktualitet

Tiranë/Plagosja e 21-vjeçarit,blutë:Autorët i shkuan në shtëpi,e goditën me shishe..

22 Gusht, 2025 7:02 pm
AMA miraton ndryshimet e rregullores së autorizimeve
Aktualitet

AMA miraton ndryshimet e rregullores së autorizimeve

22 Gusht, 2025 6:52 pm
Krimi në Greqi, ja e  shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan
Aktualitet

Krimi në Greqi, ja e shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan

22 Gusht, 2025 6:15 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK:Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një …

22 Gusht, 2025 5:40 pm
Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit

22 Gusht, 2025 5:07 pm
“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell
Aktualitet

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell

22 Gusht, 2025 3:42 pm
Situata energjetike, Balluku:  Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%
Aktualitet

Situata energjetike, Balluku: Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%

22 Gusht, 2025 3:27 pm
Para
Zbardhet vrasja/ Vrau shokun dhe fshehu kufomën, ja kush është autori

Zbardhet vrasja/ Vrau shokun dhe fshehu kufomën, ja kush është autori

Mashtrimi/ Kush është ndërtuesi që shiste dy herë të njëjtin apartament

Mashtrimi/ Kush është ndërtuesi që shiste dy herë të njëjtin apartament

Si po na përgjon Facebook, dhe çfarë mund të bëjmë për ta limituar

Si po na përgjon Facebook, dhe çfarë mund të bëjmë për ta limituar
















TE FUNDIT

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
22 Gusht, 2025

Ditën e sotme, gjykata e Tiranës zbardhi argumentet e gjyqtarit Erjon Çela për të rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Meta për...

Lexo më shumë

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
22 Gusht, 2025

Irani do të takohet javën e ardhshme me Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, për bisedime mbi programin e tij...

Lexo më shumë

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën
22 Gusht, 2025

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ishte në një vizitë në Kiev, ku diskutoi për garancitë e sigurisë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com