Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propozimi për martesë në koncertin e Alban Skënderajt, kush është çifti që emocionoi gjithë sallën

2018/03/08 at 7:27 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Propozimi për martesë në koncertin e Alban Skënderajt, kush është çifti që emocionoi gjithë sallën

Duket si ëndërr… Ose, më mirë, është ëndërr. Ke pronotuar një biletë për në koncertin e këngëtarit tënd të preferuar, shkon, ulesh në vendin e duhur, shijon këngët e Albanit, por papritur dëgjon nga mikrofoni i tij emrin tënd. Ke fituar një lotari? Jo, ke marrë propozimin për martesë!


Ada Kaloci dhe Zenel Bajrami ishin një çift i zakonshëm që prej 3-vjetësh jetojnë të lumtur dashurinë e tyre. Deri para pak ditësh, kur nga salla e madhe e Pallatit të Kongreseve, publiku u bë njësh me përuljen në gjunjë të Zenelit, ndërsa ai, me unazën në dorë, i propozoi martesë dhe dashuri të përjetshme Adës, të dashurës së tij të zemrës, shkruan Revista Class

Megjithëse kanë shumë vite që njihen, Ada nuk kishte menduar kurrë se një propozim në Pallatin e Kongreseve do t’i jepte vëmendje kaq të madhe. Madje, as Zeneli. Të dy bashkë, ata ishin sot në studion e “Rudina” për të rrëfyer si u gjendën në koncertin e Albanit dhe si e realizuan atë propozim para më shumë se 2 mijë vetave.

Ende të emocionuar, ende të pafjalë, Ada dhe Zeneli tregojnë se gjithçka ka ndodhur në Pallatin e Kongreseve e kanë kuptuar vetëm pasi kanë parë videot e dërguara nga miqtë, sepse të gjithë ngjarjen e kanë përjetuar si të mpirë. Ada, plotësisht e justifikuar, nuk dinte asgjë se ç’po ndodhte me të dhe ç’kishte përgatitur Zeneli, por as ky i fundit nuk i përmbajti dot emocionet kur u përul para saj për t’i kërkuar dorën.

I pyetur si i lindi ideja e këtij propozimi dhe si e gjeti veten në një sallë aq të madhe, Zeneli tregon se ishte thjesht një email, të cilin ai e dërgoi pranë adresës së grupit organizator të koncertit, pas të cilit mori përgjigje pozitive: “Në fakt, ishte thjesht një email, ku kërkohej një video përshëndetëse. Unë mora kontaktet dhe thashë, pse jo, të realizoja propozimin për martesë. Nuk prisja që do të merrja përgjigje pozitive nga stafi organizator, por kur erdhi përgjigjja, aty më filloi emocioni”, – tregon Zeneli duke kujtuar.

Pasi u takua me stafin e koncertit, të dyja palët ranë në një mendje për realizimin, por kishte vetëm një problem: si ta bënin gjithçka spontane që Ada të mos kuptonte asgjë dhe që për të ishte surprizë deri në fund? “Dolëm më idenë se produksioni kishte bërë një përzgjedhje të publikut, do të ishim ne të dy. Pastaj Albani do më jepte mua mikrofonin. Këtu unë do të filloja fjalimin…” – vazhdon me tej Zeneli pa e fshehur emocionin e freskët.

Edhe për fjalimin nuk kishin qenë gjëra të lehta. Diçka mund të kishte përgatitur, mendimet i kishte radhitur thuajse, jo me laps e letër, as jo para pasqyrës. Kishte menduar ta linte veten të lirë, por, siç tregon vetë Zeneli, asgjë nga ato që tha atje nuk ishte e ngjashme me atë që kishte përgatitur. Emocionet e mbytën. Nuk është e thjeshtë para më shumë se 2 mijë vetave të bësh një deklaratë të tillë për njeriun që dashuron.

Gjithçka ishte e improvizuar bukur. Albani thirri emrat e çiftit dhe të dy, edhe pse njëri e dinte dhe tjetri jo, u gjendën në skenë. Ada, e pafjalë, në ëndërr.

“Në fakt, arritëm ta kuptojmë gjithçka ndodhi vërtet vetëm kur pamë videon. Ishim në re. Shijuam bashkë me Albanin edhe këngën tonë të preferuar “Unë dhe ti”, me të cilin Albani na përshëndeti. Realisht, jam akoma shumë e shumë e emocionuar. Është një ëndërr pa fund e bukur…” – tha Ada.

Pas atij propozimi, nga studio e Rudinës, Ada dhe Zeneli japin mesazhin për më shumë pozitivitet në jetë, më shumë harmoni në çift dhe më shumë vlerësim për femrën.



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Para
Mustafaj: Në protestë pritet të matet forca e opozitës

Mustafaj: Basha i paaftë për të bërë analizë në PD, Patozin e provokoi

Doni djalë? Varet edhe nga pozicioni i seksit

Zbuloni pse femrat e shkurtra janë më tërheqëse për meshkujt

Debati i plotë Basha-Imami, ish-ministri refuzon propozimin e kryetarit

Debati i plotë Basha-Imami, ish-ministri refuzon propozimin e kryetarit
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com