Gjatë sezonit të dimrit, dihet se jemi shumë të angazhuar: punë, shkollë, familje, e kështu me radhë. Dhe të mendosh që fundjava është pikërisht koha për t’ia kushtuar punëve të lëna pezull gjatë javës, të tilla si: pastrime shtëpie, grumbuj rrobash për të hekurosur, blerje rrobash për vete, dhe të dielën mbrëma gjëja e vetme që na mban në këmbë është shpresa që e hëna të vijë sa më shpejt.
Në këtë pikë seksi sigurisht që përfundon në harresë, por duhet të arrijmë konsensus në çift.
Një katastrofë autentike?
Përpos të gjithave duhet të theksojmë se mungesa e dritës ka një ndikim të rëndësishëm në humor, pasi dielli stimulon prodhimin e serotoninës, një anti-depresant natyror dhe se niveli i testosteronit, hormoni i lidhur me dëshirën seksuale, tenton të ulet gjatë dimrit.
Atëherë ja se si ta rindezim pasionin dhe të përfitojmë nga moti i keq për t’ia kushtuar përkëdheljeve që forcojnë marrëdhënien në çift dhe përmirësojnë shëndetin tonë.
Ju mund ta hiqni ‘kapelën tuaj’: I braktisni pizhamet dhe këmishën e natës që duken se na mbrojnë nga i ftohti. Lakuriqësia është një nxitës i madh natyror. Admirimi i trupit tonë është një burim i madh eksitimi si dhe na bën të kujdesemi për linjat pasi vë në pah kilet e tepërta: veshjet e mëndafshit si dhe të brendshmet e femrave do të errësojnë çdo defekt dhe do të ndezin dëshirën. Le të kujtojmë se për meshkujt, sytë janë thelbësorë për të ndezur dhe për të mbajtur eksitimin, kështu që zhveshja do të jetë një domosdoshmëri … dhe të qëndroni ashtu gjithashtu!
Anti-plakje natyral: Gjatë një marrëdhënieje intime lëshohen hormonet që na ndihmojnë të përmirësojmë qarkullimin e gjakut dhe për këtë arsye mbajnë të gjallë indet tona. Duket se çiftet që kanë një jetë intensive seksuale tregojnë më pak se mosha e tyre. Kështu që mos rrini kurrë pa të!
Lamtumirë ftohjes: Nga studimet shkencore të kryera në Universitetin Ëilkes të Pensilvanisë, njerëzit që bëjnë shpesh dashuri, kanë sasi më të madhe të imunoglobulinave A, pra antitrupat që na mbrojnë nga viruset. Pra, për të mos vuajtur nga sëmundjet e sezonit, i thoni po seksit, sa më shpesh dhe me dëshirë. Pra ne jemi për mjetet natyrore.
Lamtumirë kolesterolit: I ftohti sigurisht na e shton oreksin, kështu që në dimër kemi tendencë për të ngrënë më shumë, mos të llogarisim Krishtlindjet, Vitin e Ri ku ushqimet kalorike dhe ëmbëlsirat kurrë nuk mungojnë. Gjatë seksit jo vetëm që humbasim kalori (rreth 200 për çdo raport), por ulim edhe nivelet e kolesterolit të keq. Jo keq, sidomos nëse mendojmë se niveli i ulët i kolesterolit LDL na mbron nga rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare. Zemra urdhëron.
Çfarë tjetër përveç kamomilit: Të gjithë e kemi provuar, pas seksit na vjen gjumë. Arsyeja është thënë: gjatë një marrëdhënieje intime lëshohen substanca të tilla si dopamina, të cilat na ndihmojnë që të çlodhemi dhe të pushojmë më mirë. Gjumi i qetë na bën mirë për humorin, përqendrimin, lëkurën dhe na bën të ndihemi të relaksuar dhe të qetë, si dhe më shumë të apasionuar pas partnerit. Në këtë pikë, nuk ka asgjë më të mirë se sa të shpenzojmë disa orë në krahët e gjysmës tonë për të larguar stresin dhe për ta parë jetën në një perspektivë tjetër: pa diskutim që shëndeti, bukuria dhe lidhjet emocionale na falënderojnë.