Në të gjithë Ballkanin këtë teknikë e mundësojnë vetëm 6 klinika moderne
Fekondim in vitro, duke zgjedhur paraprakisht embirionet më të shëndetshme dhe me potencialin më të lartë, për më pak defekte të lindurate bebet. Teknologjia time – lapse në IVF, më e përdoruara ngaklinikat më moderrne në botë për fekondimin in vitro, tashmë në Shqipëri ofrohet vetëm nga Spitali Amerikan.Gjithnjë avangardë në metodat e reja, Spitali Amerikan si një qendër ekselence qëndron krah 5 klinikave më moderrne të Ballkanit të cilat ofrojnë fekondimin in vitro me teknologjinë time-lapse. Ato janë të vetmet që munden t’I ofrojnë çifteve të reja, këtë metodë e cilamundëson shtatëzani të shëndetshme e pas saj një bebe edhe më të shëndetshme.
Teknologjia time – lapse në IVF është aplikuar për here të pare në 2010 nga studiuesit e Stanford University (USA). Që nga ky vit, janë të shumta studimet që kanë treguar superioritetin e saj në seleksionimin e embrioneve me potencial më të mire për implantim. Nëpërmjet fotografimit të detajuar të embrioneve mjekët specialist në laboratorë arrijnë të gjykojnë duke I ndjekur hap pas hapi se cilat nga këto embrione kanë arritur me sukses të kenë potencialin e nevojshëm dhe nuk kanë shfaqur asnjë anomali. Sipas mjekëve në këtë mënyrë parandalohen një sere defektesh të lindura tek bebet.
Teknologjia time-lapse, është teknologjia më e përfolur nga mediat ndërkombëtare për fekondimin in vitro vitet e fundit. Qendra e fertilizimit in vitro në Spitalin Amerikan, aktualisht është qendra me ekipin mjekësor më të specializuar dhe me aparaturat më moderne në Shqipëri. Suksesi I fertilizimit in vitro në Spitalin Amerikan ka shënuar madje disa raste të rralla suksesi ku edhe gra në moshën 50 vjeçare kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre, pas shumë vitesh përpjekje.