Lojëra në Playstation dhe mesazhi i fundit whatsapp në 23.34 minuta. Në këtë mënyrë, Davide Astori po kalonte orët e fundit të jetës në hotelin ku qëndronte skuadra e tij. mbrëmjen e kaloi me shokun e tij të Marco Sportiello, i cili është edhe personi i fundit që e pa të gjallë.
Sportiello i tregoi gjithçka hetuesve. Pas darke, ashtu si zakonisht, kapiteni i Fiorentinës u ngjit në dhomën e portierit me pajisjet e playstation. Në orën 23, 31-vjeçari u kthye në dhomën e tij. Këmbeu mesazhet e fundit Whatsapp.
Portieri i shkruan, ke harruar këpucët tek unë. Astori i përgjigjet: faleminderit, këpucën nuk më duhen do t’i marr nesër në mëngjes. Por takimi i mëngjesit herët nuk ndodhi. Në porën 9.30 minuta shokët e skuadrës gjetën trupin e tij të pajetë. Ai ndodhej në krevatin e tij i kthyer në një anë. Në komodinën ngjitur gjendej vetëm celulari dhe asgjë tjetër.
Kjo është një shenjë për hetuesit që Astori ka qenë i qetë para se të flinte. Hetimi për ndarjen e tij nga jeta është i detyrueshëm. Këtë të hënë do të kryhet edhe autopsia por me gjasë vdekja e tij është për shkaqe natyrale. Gjithsesi ka diçka që duhet sqaruar sepse për herë të fundit analizat i ka bërë më 28 shkurt. Zemra e Davide Astorit u nda pa paralajmërim. Elektrokardiograma nuk kishte gjetur asnjë problem.
Tv Klan