Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më sill një libër të Primo Levit, atë me titull “A është vallë njeri”?

2018/03/05 at 3:58 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Fëmijët e periferive klithin në heshtje

Nga Gjergj META


Kjo kërkesë më befasoi krejtësisht dhe shkundi të gjitha siguritë e mia në çastin që e dëgjova. Po jua tregoj se si dhe çfarë ndodhi. Të shtunave paradite, ngaqë nuk ka priftërinj për të mbuluar të gjitha zonat në Mirditë, marr makinën e shkoj vetë në disa fshatra për të kremtuar meshën. I kisha dhënë fjalën një familjeje se, pas meshës, do ta vizitoja. Donin të bekonin shtëpinë, pasi u kishte lindur një djalë vetëm para një jave. Sapo mbarova meshën, u nisa e shkova te shtëpia e Sandrit. Nuk mund ta përshkruaj se çfarë gjeta atje. Ishin 13 pjesëtarë brenda një shtëpie të ulët me vetëm tri dhoma e një si punë mjedisi të përbashkët të pashtruar, me një sobë drush, që ngrohte sadopak shtëpinë. U ulëm aty e më sollën fëmijën e vogël të sapolindur. Një mrekulli. Në një krevat afër sobës rrinte e shtrirë edhe gjyshja e shtëpisë, e sëmurë, e cila ishte rreth 90 vjeçe. Na nxorën llokume dhe pak kokakola.

Filluam të bisedonim dhe ndërkohë, gati si vjedhurazi, duke dashur të mos bija në sy, hidhja shikimin rreth e rrotull në atë shtëpi që nuk ngjasonte fare as me banesat më të varfra, që kisha parë në kohën e komunizmit. Nga bashkëbisedimi doli se në atë shtëpi banonin katër persona të sëmurë me paaftësi të ndryshme. E gjithë familja jetonte vetëm me 27 mijë lekë në muaj, edhe këto ishin lekë kempi ose ndonjë lloj asistence sociale. Por ende nuk jemi aty ku dua të dal. Bëmë një lutje të gjithë bashkë dhe kësaj here u thashë fëmijëve aty, që ta bënin edhe ata lutjen.

Dy vajza të vogla të familjes u lutën duke thënë se donin të luteshin për mamin, babin dhe vëllain. Kur pyeta vëllain e tyre 9 vjeç se për çfarë donte të lutej, ai m’u përgjigj: “Jam dakord me lutjen e motrave të mia”. Qeshën të gjithë me këtë përgjigje të bukur. Ndërsa po përfundonim vizitën, një nga burrat e shtëpisë, Sandri, më tha: “Shiko padre, është dikush, këtu afër nesh, më keq se ne. Jeton i vetmuar, nuk ka asnjeri, është i vjetër dhe këto ditë i kanë hequr edhe ndihmën ekonomike”. “Sa i vjetër është?”- e pyeta. “Pak më shumë se 60 vjeç”. “A mund të quhet i vjetër një njeri te të gjashtëdhjetat?” – mendova.

“Po, – i thashë, – do të shkojmë ta shohim”. Teksa largoheshim, e zonja e shtëpisë më zgjati disa vezë dhe një monedhë për bekimin e shtëpisë, ndërsa Sandri na priu drejt kullës së Zefit. Kështu quhej “plaku” gjashtëdhjetëvjeçar. Shkuam në këmbë, pasi ishte afër e gjithashtu makina nuk shkonte deri atje, gjithsesi. Kur arritëm në oborr, Sandri thirri me të madhe:

“O Zef!” Ai kishte ndezur radion e po dëgjonte diçka. E uli zërin dhe ne ndërkohë kishim hyrë, pasi dera ishte e hapur. Nuk kishte asgjë brenda. Në një oxhak të një stili të vjetër kullash digjeshin disa shkopinj. Më tregoi një stol për t’u ulur, por ishte vetëm një e ne ishim pak më shumë. Nuk u ula, por fillova të bisedoja menjëherë me atë e ta pyesja si ndihej. Zefi ishte një burrë ashtu si ma kishte përshkruar Sandri.

Dukej i vjetër, ishte i parruar dhe paksa i kërrusur e jo shumë i gjatë. U prezantova. “Të njoh, – më tha – të kam ndjekur në televizion, kur ke dalë nëpër emisione. E di edhe nga je”. Po u vija mendjen me kujdes fjalëve që thoshte dhe mënyrës se si fliste. Në një çast përdori një fjalë që më ngacmoi. Nuk e mbaj mend në çfarë konteksti, por përdori fjalët: “kriter determinant”. E pyeta menjëherë nëse kishte mbaruar shkollën. “Po, – tha – kam mbaruar të mesmen në Tiranë, por kur ndoshta ti ende nuk kishe lindur”. Dhe qeshi. “A merresh me lexime? – i thashë.

“Po, – m’u përgjigj menjëherë – Kam lexuar dhe lexoj shumë sapo më bien libra në dorë”. E nisi të më tregonte disa gjëra nga jeta e tij dhe se si një ndër autorët që i kishte pëlqyer më së shumti ishte Primo Levi. E dëgjoja me vëmendje. Ndërkohë, një nga murgeshat që ishte me mua e pyeti nëse merrte ilaçe. Ngaqë ajo është infermiere dhe punon në spital, ka instinktin e menjëhershëm kur sheh përballë dikë që ka nevojë për shërbime mjekësore.

Merrte ilaçe për tensionin, por ngaqë tani nuk përfitonte më as ndihmën ekonomike, e kishte të vështirë t’i blinte të gjitha, pavarësisht rimbursimit. E ndërsa motra po interesohej për ilaçet dhe mënyrën se si do t’ia sillte, nëpërmjet dikujt nga fshati, që vinte në Rrëshen herë pas here, unë po vrisja mendjen se çfarë mund të bëja për atë.

“Ndoshta duhet ta bëj publik rastin, – mendova me vete – të bëj një video, ta hedh në fb, të kërkoj ndihmë ekonomike për atë dhe për familjen tjetër. Apo më mirë ndoshta të shkruaj një artikull e të kritikoj qeverinë që i ka hequr ndihmën ekonomike”. Këto kohët e fundit po kritikojmë të gjithë, por askush nuk e ka mendjen e askush nuk dëgjon, sepse kritika ka pësuar inflacion. Edhe kjo kritika na ka lodhur. Por ka edhe diçka tjetër: asnjëherë nuk duhen bërë hesapet pa hanxhiun. Unë po bëja hesape me varfërinë e tij e po përcaktoja në mendjen time se çfarë nevojash kishte, por pa e pyetur se çfarë mendonte ai për veten.

Atëherë iu ktheva Zefit dhe e pyeta: “Zef, më vjen keq për gjendjen në të cilën ndodhesh. Çfarë mund të bëj për ty?”. Me shumë qetësi dhe me një zë paksa të ndrojtur më tha: “Më sill një libër të Primo Levit, padre. Atë me titull “A është vallë njeri?”. Shtanga dhe nuk fola më. Vërtet, llogaritë i kisha bërë gabim.

 

Etiketa: Gjergj Metaliberpersonazhprimo levivarferia mirditezefi


Ju sugjerojmë

Vritet me thikë një person në Tiranë
Kronikë

Vritet me thikë një person në Tiranë

2 Tetor, 2025 8:30 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj:Dekreti presidencial është antikushtetues

2 Tetor, 2025 4:10 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

2 Tetor, 2025 2:47 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Rekursi, avokatët e Veliajt: Tani që nuk është më kryetar nuk i rrezikon provat

2 Tetor, 2025 2:20 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, reagon Policia

2 Tetor, 2025 1:05 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Sherr në një gjimnaz në Kamëz, disa nxënës të plagosur me thikë

2 Tetor, 2025 11:40 am
Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt

2 Tetor, 2025 11:07 am
Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë
Kryesore

Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë

2 Tetor, 2025 11:04 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Operacioni i SPAK në Shijak e Sukth, lëshohen 6 urdhër-arreste

2 Tetor, 2025 10:42 am
Para
Babai Dua Lipës ka ditëlindjen, ja urimi emocionues i këngëtares

Babai Dua Lipës ka ditëlindjen, ja urimi emocionues i këngëtares

Ulsi Manja hap goglat: Ja kush janë kandidatët e rinj për në KLGJ

PS me dy standarde: S'ka gjyqtar pa veting. Po kryeprokurori?

Zbardhen detaje, orët e fundit të Astori-t, Playstation dhe mesazhe me shokët e skuadrës

Zbardhen detaje, orët e fundit të Astori-t, Playstation dhe mesazhe me shokët e skuadrës
















TE FUNDIT

Vritet me thikë një person në Tiranë

Vritet me thikë një person në Tiranë
2 Tetor, 2025

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë në Tiranë. Sipas informacioneve, një persona është qëlluar...

Lexo më shumë

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
2 Tetor, 2025

Ashtu siç pritej, FIFA nuk e përjashtoi futbollin izraelit nga garat ndërkombëtare. Këshilli i organit më të lartë të futbollit botëror, u mblodh këtë...

Lexo më shumë

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
2 Tetor, 2025

Video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, ka marrë edhe vëmendjen e medias britanike The Telegraph....

Lexo më shumë

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
2 Tetor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë zërat se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s. Sipas mediave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com