Sulejman Starova, trajneri i ekipit të Partizanit është shkarkuar ditën e sotme. Mësohet se ky shkarkim ka ardhur si pasojë e mungesës së rezultateve të këtij ekipi. Në 5 ndeshjet e fundit skuadra e Partizanit ka pasur vetëm 1 fitore.
Trajneri Starova u rikthye te skuadra e Partizanit për herë të pestë si trajner. Drejtimi i skuadrës do ti besohet Klevis Dalipit.
Deklarata e plotë
“Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente. Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi. Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës. Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës”, thuhet në deklaratën e klubit.