Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politikë në ceremoninë e çmimeve Oscar?

2018/03/04 at 10:37 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Politikë në ceremoninë e çmimeve Oscar?

Ceremonia e çmimeve Oscar, një ceremoni që feston filmat më të vlerësuar të vitit, mbahet më 4 mars në Hollivud. Analistët thonë se ka gjasa që ceremonia të përfshijë momente politike, në një kohë kur shumë në Hollivud e kanë mendjen tek politika.


Tapeti i kuq është shtrirë tashmë në Bulevardin e Hollivudit, ku çmimet Oscar do të jepen në teatrin Dolby mbrëmjen e së dielës.

Prezantuesi Jimmy Kimmel natyrisht, pritet se do të bëjë shaka për presidentin Trump.

Në ceremonitë për çmime të tjera, disa gra u veshën me të zeza, por kësaj rradhe ka më gjasa që të veshin diçka simbolike, si lule ose shirita, në shenjë mbështetjeje të lëvizjeve “Me Too” dhe “Time’s Up”, të cilat kërkojnë t’i japin fund ngacmimeve në vendin e punës,

.. sidomos në industrinë e filmave, e cila është tronditur nga akuzat e përsëritura të ngacmimeve seksuale.

Një artist përdori Harvey Weinstein-in si temë të veprës së tij në rrugët e Hollivudit.

“Siç e dinë të gjithë, Hollivudi, si shumë industri të tjera, ka një anë të errët e cila shpesh injorohet, apo në këtë rast, madje është fshehur qëllimisht”.

Disa në Hollywood kanë parë një ndryshim në humor.

“Njerëzit janë pak më të rezervuar. Për shembull, disa nga njerëzit e famshëm që kam parë, kur turistët duan të bëjnë një fotografi, janë pak më të kujdesshëm. Nuk ka përqafime ose puthje” thotë Gregg Donovan.

Një tjetër temë e mundshme që mund të adresohet nga fituesit është dhuna me armë, dhe vrasja e 17 personave në një shkollë të mesme në Florida.

Kritikët konservatorë thonë se yjet e Hollivudit jetojnë të shkëputur nga realiteti, por artistë të famshëm, duke përfshirë Oprah Winfrey-n, kanë folur gjithnjë e më shumë për çështjet e grave dhe çështje të tjera.

Ka mundësi të shohim më shumë komente në tapetin e kuq.

Megjithatë, shumë njerëz duan thjesht të argëtohen dhe shumë të tjerë në bulevardin e Hollivudit duan vetëm të shohin pak yjet, si ky punonjës i sigurisë.

“Unë mbase do të jem në rrugicë ose diku ku do kontrolloj që njerëzit të mos hyjnë pa leje. Patjetër, do e shijoj aktivitetin. Të gjithë janë të lumtur dhe ne po ia kalojmë shumë mirë. Është Bulevardi i Hollivudit. Për këtë, presim çdo vit” thotë Jose Molina.

Producentët thonë se qëllimi i transmetimit televiziv të çmimve Oscar është balancimi i temave bashkëkohore dhe vlerësimeve nga publiku, dhe që fituesit të jenë në gjendje të shprehen, por mos të humbet aspekti i argëtimit./VOA



Ju sugjerojmë

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …
Aktualitet

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

24 Qershor, 2025 9:36 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Aktualitet

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

24 Qershor, 2025 9:18 am
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

24 Qershor, 2025 9:15 am
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!
Aktualitet

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

24 Qershor, 2025 8:50 am
Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT
Aktualitet

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

24 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:20 am
Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

24 Qershor, 2025 7:54 am
Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
Para
Shpërthimi i gazit shemb pallatin, viktima e të plagosur

Shpërthimi i gazit shemb pallatin, viktima e të plagosur

Kylie Jenner në super formë 1 muaj pas lindjes

Kylie Jenner në super formë 1 muaj pas lindjes

Këto janë 5 ushqimet e ndaluara për fëmijët tani në verë

Studimi: Pse nuk duhet të jeni të rreptë me fëmijët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
24 Qershor, 2025

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare e akuzoi Izraelin se po pengon sistematikisht ndihmat në Gazë me synimin...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin
24 Qershor, 2025

Izraeli dhe Irani e kanë pranuar të martën armëpushimin e thirrur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për...

Lexo më shumë

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …
24 Qershor, 2025

Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, një apartament që e kishin marrë me qira, në Pogradec, vihet në pranga 1...

Lexo më shumë

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
24 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti i SHBA ka deklaruar se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi, duke u kërkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com