Moderatori i njohur, Edi Manushi ka bashkëpunuar me të dyja motrat Vjollca, të cilat shpesh herë komentohen në faqet rozë për bukurinë e tyre.
Marina Vjollca ka qenë pjesë e ‘Procesit sportiv’ në krah të Manushit për 10 vite, ndërsa këtë sezon ai bashkëpunoi në emisionin e ri të Luanës ‘Shiko kush luan’, ku ajo ishte vetë autore.
I ftuar në ‘KVPD’, Manushi zbuloi se Marina është më e bukur se Luana. Ndërsa bënte zgjedhjen për bashkëpunimin më të mirë, moderatori tregoi se Marina përshtatet me cdo lloj situate dhe të gjithë mund të punojnë me të.
Ndërsa për Luanën shpjegoi se është shumë e përpiktë në punë, duke e konsideruar sezonin me të një eksperiencë të bukur.