Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pamje dhe dëshmi nga grabitja që tronditi Fierin: Dy persona u plagosën gjatë përleshjes me grabitësit

2018/03/02 at 4:33 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamje dhe dëshmi nga grabitja që tronditi Fierin: Dy persona u plagosën gjatë përleshjes me grabitësit

Në mes të ditës, në sytë e dhjetëra tregtarëve dhe kalimtarëve, të armatosur me kallashnikov tre të persona grabitën një agjenci këmbimi valutor në Fier.


Në ikje plagosën pronarin dhe një të njohurin e tij. Këto janë pamjet e së vetmes kamera sigurie në vendngjarje të siguruara nga Televizioni Klan.

Personi që merr karrigen dhe i drejtohet derës së agjencisë është Agur Vrenozi, 63 vjeç, tregtar dhe mik i pronarit. Tenton të mbajë mbyllur derën për të mos i lejuar grabitësit të dalin. Kanë kaluar 10 minuta që nga çasti kur grabitësit hynë në pikën e këmbimit valutor. Në këtë përpjekje Agur Vrenozi qëllohet me plumb në ballë dhe merr një plagë të rëndë. Në të njëjtën kohë autorët qëllojnë drejt pronarit Gezim Hoxhës, 53 vjeç duke e plagosur edhe atë.

“Ky i shkreti ishte brenda…mori karrigen time edhe vajti i shkreti që të mbyllte derën dhe t’i mbante…ata dolën”, tha nje deshmitare okulare.

Pasi morën paratë sasia e të cilës ende nuk është bërë e ditur nga policia, 3 autoret u larguan me këtë makinë në zonën veriore të qytetit duke marrë rrugën e fshatit Baltëz. Policia ndërkohë vihet në ndjekje të tyre. Të përfshirë ndoshta nga paniku ata braktisin makinën në anë të rrugës në hyrje të fshatit Baltëz dhe fshihen në drejtime të ndryshme.

Lulëzim Demiraj, 43 vjeç nga fshati Vajzë e Vlorës ishte zhytur në ujë në kanalin kullues. Një përpjekje e dëshpëruar për t’i shpëtuar arrestimit.

Kërkimi vazhdoi për kapjen e autorit të dytë. Ai ishte fshehur në një banesë vetëm pak metra larg vendit ku qëndronte nën ujë shoku i tij. 15 minuta me pas kapet 37-vjeçari Zini Fyraj nga Sevasteri i Vlorës. Pamjet e momentit te arrestimit janë siguruar Televizioni Klan. Zini Fyraj vitin e kaluar u arrestua si pjesëtar i një grupi që i grabitën 4 mijë euro një te riu në Vlorë. Nuk dihet pse dhe si ku person është liruar.

Më herët policia kishte kapur pak metra më larg pranë urës që kalon mbi kanalin kullues edhe fierakun Dashamir Gergali 41 vjeç.

Bashkë me autorët është sekuestruar makina që dyshohet të jetë me targa false si edhe paratë që u morën nga pika e këmbimit valutor. Të plagosurit janë duke luftuar për jetën pasi të dy kanë goditje plumbi në kokë. Agur Vrenozi, heroi i kësaj dite të rëndë është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Ai është gjendje kritike për jetën. Në gjendje të rëndë është edhe pronari i agjencisë Gëzim Hoxha, i cili po trajtohet në Spitalin e Fierit. /Tv Klan

Etiketa: fiergrabitja


Ju sugjerojmë

PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit
Kryesore

PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit

23 Shtator, 2025 3:26 pm
“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
Kronikë

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

23 Shtator, 2025 1:34 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

23 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

23 Shtator, 2025 12:04 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

23 Shtator, 2025 9:39 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 shtator 2025

23 Shtator, 2025 8:10 am
Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Para
opinion lajm i fundit

E fundit/ U qëllua me thikë nga bashkëmoshatari, ndërron jetë në spital 16 vjeçari

New York Times fjalë negative për Hotelin Grand në Prishtinë: “Tmerr i vërtetë”

New York Times fjalë negative për Hotelin Grand në Prishtinë: "Tmerr i vërtetë"

Pamela Anderson sapo bëri deklaratën që i konfuzoi të gjithë: Vladimir Putin më ftonte shpesh në Moskë

Pamela Anderson sapo bëri deklaratën që i konfuzoi të gjithë: Vladimir Putin më ftonte shpesh në Moskë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Riarmatimi gjerman, Berlini “godet” SHBA: Do blejmë vetëm nga Europa

Riarmatimi gjerman, Berlini “godet” SHBA: Do blejmë vetëm nga Europa
23 Shtator, 2025

Gjermania ka dhënë një goditje të fortë financiare ndaj Shteteve të Bashkuara. Plani i ri i prokurimit ushtarak i Gjermanisë,...

Lexo më shumë

PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit

PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit
23 Shtator, 2025

Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e dekretit të Presidentit për ministren virutale Diella dhe të rrëzojë...

Lexo më shumë

I fshehur në rrotat e avionit, udhëtimi tronditës i 13-vjeçarit afgan drejt Indisë

I fshehur në rrotat e avionit, udhëtimi tronditës i 13-vjeçarit afgan drejt Indisë
23 Shtator, 2025

Një 13-vjeçar nga Afganistani ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe tepër të rrezikshëm, duke u fshehur në ndarjen e...

Lexo më shumë

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
23 Shtator, 2025

Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com