Sot pasdite dhe nesër (e premte) në qarqet e veriut, Shkodër dhe Kukës priten reshje intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare.
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
E premte, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 / 12 °C
në vendet malore: 1 / 9 °C.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it nesër dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve të lumenjve do të jetë drejt rritjes në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.
Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm.
Baseni Drin dhe Buna, do ketë rritje të prurjeve, por vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve të mundshme nga kaskada e Lumit Drin.
*Më poshtë harta që tregon zonat e rrezikuara nga permbytjet.)