Armando Pezaku 25 vjeç nga Durrësi, është njëri prej të arrestuarve për megaoperacionin “Last Snoë” (Bora e fundit), ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.
25-vjeçari Pezaku, së bashku me Donald Lushajn, është personi që priti konteinerin me kokainë në Portin e Durrësit, të cilën e transportoi në magazinat e kompanisë “Arbri Garden” në Maminas.
Foto që shikoni më poshtë, është pikërisht Armando Pezaku, 25-vjeçari i arrestuar që mendohet të jetë shoferi i kamionit që transportoi kokainën.
Kurse kjo foto tjetër, është kamioni me targa Dr 3819 i mbushur me drogë, që ndodhet i sekuestruar në magazinat e Arbër Çekajt, ky i fundit pronari i kompanisë “Arbri Garden” i cili kishte bërë porosinë me banane. Kjo porosi me banane kishte ardhur nga Kolumbia së bashku me 613 kg kokainë. Pronari Arbër Çekaj 38 vjeç nga Tropoja, është shpallur në kërkim nga policia.
Ngarkesa me 613 kg kokainë, pasi ishte nisur nga Kolumbia, kaloi tranzit në Itali dhe Maltë, e më pas mbërriti në Portin e Durrësit më 19 Shkurt. Ndërsa më 27 Shkurt, Armando Pezaku dhe Donald Lushaj shkuan të merrnin ngarkesën e bananeve dhe kokainës, por u arrestuan në flagrancë. Hetimet për këtë operacion janë koordinuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. /tvklan.al
Pamje te kamionit