Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Imami: Me dosjen e SHIU-t s’ka gjykatë që e mbron ushtarakun Meçollari

2018/02/27 at 8:31 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfshirja e Muçollarit në negociatat me Greqinë, reagon Imami

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me çështjen e ushtarakut Artur Meçollari, i cili është pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.


Në kohën e Imamit, ushtaraku Meçollari është përjashtuar nga ushtria. Sipas ish-ministrit, ai fitoi gjyqet sepse Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Kodheli, nuk çoi në gjykatë dosjen e Shërbimit Informativ të Ushtrisë kundër Meçollarit. Më poshtë reagimi i plotë i Imamit.

Negociatat midis palëve ndërluftuese bëhen nëpër hotele, negociatat  dhe bisedimet mes vendeve fqinjë dhe aleatë, si Shqipëria dhe Greqia , bëhen formale, transparente, ligjore dhe me frymën e bashkëpunimit. Bisedimet në hotelet e Kretës dhe Korçës janë problematike për sa sipër.

Pjesëmarrja në këto bisedime e z. Artur Meçollari në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes nga njëra anë tregojnë se bisedimet nuk janë aq sportive sa duket nga veshja e dy ministrave të jashtëm, por janë të përfshira edhe në nivel teknik; pra negociatat kanë filluar, në mos edhe kanë mbaruar. Nga ana tjetër përfshirja e Z. Meçollari, i çveshur me vendim ministri për shkelje të ligjit, në këto negociata e cënon besimin e publikut te një proces që edhe deri këtu është jo-transparent.

Por kjo çështje ka nxjerrë në pah edhe dy probleme të tjera:

  1. Meçollari ka fituar gjyqin kundër vendimit të ministrit të mbrojtjes sepse Ministria e Mbrojtjes nuk ka mbrojtur interesin më të mirë të vendit dhe as sigurinë brenda Forcave të Armatosura. Duket sheshit se MM, nën drejtimin e Partisë Socialiste, nuk ka paraqitur në gjykatë provat dhe faktet mbi të cilat është mbështetur vendimi i ministrit. Me dosjen që disponon SHIU nuk ka gjykatë që mund të japë vendim kundër vendimit për nxjerrje nga rradhët e ushtrisë të kolonelit në fjalë, i cili në fakt nuk e kishte për herë të parë që largohej nga ushtria për arsye të njohura nga shërbimi i FA.

Kryetari i PD është informuar për këtë çështje dhe rëndësinë e saj prej më shumë se një jave, por “ka heshtur si fija e barit” siç do të mund të thuhet metaforikisht. Mosveprimi i tij është i kuptueshëm dhe i shpjegueshëm sepse një veprim i qartë politik në interes të kësaj çështjeje, nuk do të ishte në favor të kryetarit të PS. I vetmi që foli, në fakt si gjithmonë ishte z. Berisha që mesa duket u informua nga media. Por, vetëm në Shqipëri ndodh që dikush gdhin i akuzuar si “spiun” dhe ngryset hero. Në këtë vazhdë, kryetari i PD, i opozitës, nuk u mjaftua që me mosveprimin e tij mbështeti kryeministrin, por sot në mëngjez nëpërmjet deputetit Gjunkshi veproi haptaz dhe u deklarua kundër deputetit Berisha, kundër kryeministrit Berisha si dhe ministrit të mbrojtjes që kishte marrë atë vendim. Përgënjeshtrimi që u bë në një deklaratë tjetër në aksham tregon se edhe z. Basha nuk pati kurajë për të qëndruar haptaz kundër partisë së tij dhe interesit të vendit, por dëmin e bëri.

 

Etiketa: dosja e shishimamimucollari


Ju sugjerojmë

Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, autori 19-vjeçar i armatosur
Kronikë

Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, autori 19-vjeçar i armatosur

15 Dhjetor, 2025 8:45 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi,15 dhjetor 2025

15 Dhjetor, 2025 8:38 am
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

14 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
Kryesore

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

14 Dhjetor, 2025 1:08 pm
“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
Kryesore

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

14 Dhjetor, 2025 12:46 pm
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
Kryesore

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

14 Dhjetor, 2025 10:14 am
Para
Vejusha 43-vjeçare që ka tradhtuar me 80 burra të martuar

Vejusha 43-vjeçare që ka tradhtuar me 80 burra të martuar

Faton Shoshi hodhi poshtë zërat për ndarjen nga Era, por detaji i fundit vërteton të kundërtën

Pas ndarjes me Era Istrefin, Faton Shoshi rrëfen të vërtetën e takimit në Prishtinë

VIDEO/ Ilir Meta: Qeveria të jetë transparente për negociatat me Greqinë

Meta nuk i jep Plotfuqishmërinë Bushatit, kërkon informacion nga takimet me Kotzias

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët
15 Dhjetor, 2025

Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga sulmi i armatosur në Bondi Beach në Sydnei të Australisë, ndërsa dhjetëra...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia
15 Dhjetor, 2025

Shefja e re e shërbimit sekret britanik MI6, Blaise Metreweli, do të paralajmërojë se Rusia përbën një kërcënim “agresiv, ekspansionist...

Lexo më shumë

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë
15 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nxori muajin e kaluar një dekret pak të reklamuar, i cili kërkon që shumë burra të...

Lexo më shumë

Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, autori 19-vjeçar i armatosur

Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, autori 19-vjeçar i armatosur
15 Dhjetor, 2025

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces” Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com