Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dëshmia e shoferit që aksidentoi për vdekje nusen e vjehrrin: Humba kontrollin kur hyra në kthesë

2018/02/27 at 10:41 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet dëshmia e shoferit që aksidentoi për vdekje nusen e vjehrrin: Humba kontrollin kur hyra në kthesë

Halil Koka është duke u mbajtur në polici prej ditës kur aksidentoi fatalisht një grua të re dhe vjehrrin e saj. Xhemil dhe Edlira Fisku mbeten të vdekur, ndërsa djali 8 vjecar i Edlirës i shpëtoi vdekjes, dhe po kurohet në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi në Golem tek Mali i Robit mëngjesin e së shtunës, 24 Shkurt. Në fillim u arrestua Edlira Parroj pasi mjeti ishte në emër të saj, por më pas u zbulua se në drejtimin e mjetit ka qenë partneri i saj, shtetasi Halil Koka.

Ky i fundit gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ishte me pak me shpejtësi, ndërsa ekspertiza e ka nxjerr se udhëtonte me 130 km/h. Ndërsa personat që humbën jetën ishin kalimtarë të cilët prisnin autobusin për të shkuar në Berat.

“Humba kontrollin e mjetit kur hyra në kthesë, pasi hasa problem me gomën e përparme të krahut të djathtë dhe u përplasa me mbrojtësen metalike. Makina u përplas fort me barrierën mbrojtëse prej metali dhe u batua, ndërkohë mori përpara disa persona, që ndodheshin në anë të rrugës”, ka thënë Koka në dëshminë e thënë në polici.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, në pak sekonda. Isha duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Kavajës me shoqen time (Ilda Parroj) dhe te rrethrrotullimi te “Mali i Robit” bëra aksidentin. Mbaj mend që isha pak më shpejt se normalja, ndërkohë makina me preu djathtas. Kisha gomën e djathtë të përparme të rëndë dhe ndaj dola nga rruga duke u përplasur me barrierën metalike dhe më pas makina u batua me goma përpjetë. Kemi bërë dy-tre salto dhe përfunduam zvarrë mbi 30-40 metra. Fatkeqësisht aty ndodheshin edhe disa persona, të cilët u përplasën në mënyrë të pavullnetshme nga makina qe unë drejtoja. Mbetëm të shokuar, vetëm pas pak minutash kuptuam se çfarë kishte ndodhur. Me vjen shumë keq për personat që mbetën të vdekur në këtë ngjarje aksidentale”, ka deklaruar për ekspertët e aksidenteve, 40 vjecari Halil Kola.

I pyetur pse drejtonte automjetin pa leje drejtimi (i ishte bllokuar dy ditë para aksidentit), Koka ka heshtur. Sakaq, për të hetuar ngjarjen e rëndë është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Burime nga Policia e Kavajës thanë se, ngjarja po hetohet nga tre ekspertë të pavarur të caktuar nga Gjykata e Kavajës, të cilët do të rindërtojnë edhe një herë dinamikën e aksidentit. Nga hetimet paraprake dhe provave e matjeve të zhvilluara në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë dalë në konkluzione fillestare se Koka po lëvizte me shpejtësi mbi 130 km/h.

Në vendin që ndodhi aksidenti tabela lejon 80 km/h, pra ai lëvizte me rreth 40 km/h mbi normën e lejuar në këtë segment rrugor, ku ndodhet edhe rrethrrotullimi i “Malit të Robit”, ndonëse ishte pa patentë.
Sipas ekspertëve, mjeti tip “Toyota Corolla” me targa AA 686 OL, që drejtohej nga Koka, goditjen fillestare e ka marrë në përplasjen me barrierën mbrojtëse metalike dhe teksa ka fluturuar në ajër duke bërë dy- tri rrotullime ka përplasur familjen Fisku. Familja Fisku ndodhej e mbështetur te barriera mbrojtëse metalike dhe mjeti i ka ngjeshur shumë fortë në strukturën e saj.

Ekspertët thanë se Kokës i është bërë menjëherë testi i alkoolit, por ka rezultuar negativ. Sikurse i është marr gjak për t’i bërë analizat, nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Etiketa: aksidenti i golemitdeshmiahalil koka

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Depresioni pas lindjes, fotoja e kësaj nënë i thotë të gjitha

Depresioni pas lindjes, fotoja e kësaj nënë i thotë të gjitha

Kim Kardashian tani kopjohet edhe nga mamaja

Njihuni me vajzën e vogël të Kim Kardashian. Chicago është një kukull e vogël

VIDEO/ Dibra më e prekura nga moti i keq, bora mbyll të gjitha shkollat

VIDEO/ Dibra më e prekura nga moti i keq, bora mbyll të gjitha shkollat

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com