Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Shihemi në gjyq/ Shtëpia kthehet në “mollë sherri”, ja përplasja e fortë midis vëllait, motrës dhe babait

2018/02/25 at 8:45 PM
në Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Video-Shihemi në gjyq/ Shtëpia kthehet në “mollë sherri”, ja përplasja e fortë midis vëllait, motrës dhe babait

Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, në 12 Nëntor të vitit 2017 ishin të pranishëm babë e bijë. Alkena thërret babin e saj Nazif Zaçe me pretendimin se babain e kanë nxjerrë nga shtëpia, për të cilën kishte kontribuar vetë ajo. Ndërkohë mësohet se shtëpia ishte ne emër të vëllai të saj, Julianit. Alkena akuzon babain, por ky i fundit thotë së nuk ishte në dijeni se shtëpia ishte në emër të djalit të tij. Në sancën e sotme të ndërmjetësimit ka ardhur Juliani të përballet me motrën e tij, Alkenën. Ai ka ardhur nga Italia dhe do të përballet me motrën dhe babain. Eni Çobani ka zhvilluar disa takime më parë me Julianin dhe sot ai ka ardhur në studio për të treguar të gjithë ngjarjen.


Juliani: Kam ardhur për të zgjidhur problemet e mija të gjithë këtyrë 17 viteve. Motër e dashur dua të di vetëm kaq, çfarë kusuresh kam unë që të vi këtu?

Alkena: Ta jap përgjigjen unë me dy fjalë. Çfarë bërë këtu e 17 vite…?

Juliani: Të kam mbajtur ty dy vite e gjysëm, kam punuar si qeni… motër e dashur thirri mendjes.

Eni Çobani: Në çfarë kuptimi e keni mbajtur?

Ndërkohë në studio, ndërhyn bashkëshorti i Alkenës, Vladimir Kanina, dhe shprehet se ka qenë ai që e ka marrë Julianin në Itali dhe e ka mbajtur. Mes Julianit, Alkenës dhe bashkëshortit të saj ndizet situata dhe ata debatojnë me njëri –tjetrin.

Juliani: Kam punuar për 2 vite e gjysëm dhe të gjitha lekët e mija ja kam dhënë motrës.

Eni Çobani: Në këtë seancë ndërmjetësimi jeni thirrur për një banesë, nëse jeni në dijeni. Këtu pretendohet se është blerë një banesë nga babai juaj, zoti Nazif, ndërkohë që ju thoni se është blerë nga ju dhe letrat janë tuaja. Ka mundësi të na sqaroni sepse Alkena thotë se i ka derdhur ajo paratë e kësaj shtëpie për babain.

Juliani: Në ishim pa shtëpi, pa katandi, dhe i them babait gjej shtëpi tjetër dhe ta ble unë. Më tha e kam gjetur 8 milionë lek dhe ja kam dhënë lekët motrës në dorë.

Alkena: Më ke dhënë lekët e mija. Ty ato 20 mijë lireta që merrje nuk të dilnin për cigare. Ti mua nuk ma hedh dot dhe djersën e atij nuk e hedh dot poshtë.

Eni Çobani: Ke ndonjë dokument që i ke thënë Alkenës 8 milionë lek?

Juliani: Dokument nuk kam, le të flasë babai.

Nazifi: Sot për herë të dytë me vjen zor të përballem me djalin tim. E kam nisur në Itali, kam shitur kamionin. Isha pa shtëpi, kam marrë shtëpi me qira. Sa herë vuajti nga stomaku në spital, dhëndri e ka shpëtuar. Më vjen turp të përballem me djalin tim.

Eni Çobani: Kemi një kontratë shitblerje, dhe këtu është emri i Julianit. Tani unë dua të sqaroj, lekët për të cilat pretendohet se është blerë kjo banesë, në të cilën zotëria thotë ka bërë 8 milion. Deri tani thotë se 3 milionë ja ka thënë motrës, tani ka mundësi të më thuash ku u gjetën 5 milionë lekët? Gjithmonë gishti shkon tek Vladimiri.

Julian e mbani mend noteren, para të cilës keni kryer veprimet për blerjen e banesës?

Juliani: Nuk më kujtohet, e keni në letra…

Eni Çobani: Ku ndodhet zonja? Juliani: Tek stacioni i autobusit në Durrës…

Eni Çobani: Me duhet ta them. Melpomeni Nika. Ju thotë gjë ky emër?

Juliani: Jo nuk e mbaj mend.

Eni Çobani: I keni parë dokumentat e shtëpisë? Është kryer një prokurë e posaçme përpara noterit Islam Hysolli. Në asnjë nga emrat e prokurës nuk është firma e asnjërit. Kontrata e shitjes së apartamentit është e pavlefshme, pasi Donika dhe pjesëtarët e tjerë duhet të kishin firmosur. Kjo prokurë është e pavlefshme. Ky është një moment që ju duhet ta dinit që në fillim. Ndërkohë që Eni Çobani tentoi të flasë më Donika Plasotin, ajo nuk pranoi të flasë në telefon.

Alkena: Me zonjën Donika unë kam shkuar ta takoj personalisht, ka pasur një kontakt me Julianin, pas seancës së parë të ndërmjetësimit dhe me tha se nuk do të përgjigjet më për ne. Alkena pretendon se ka thënë paratë e shtëpisë, dhe Juliani pretendon se ka thënë paratë. Eni Çobani i pyet se si mund ta vërtetojnë dhënien e këtij shpërblimi në para për këtë apartament ne momentin e shitjes.

Alkena: Që kur kam shkuar në Itali, burri im punonte ma rregulla dhe gjithçka është e vërtetuar, kur i dërgoja para babait tim, ndërkohë që vëllai im punonte pa dokumente dhe nuk kishte se ku ti gjente 8 milionë lek për të blerë shtëpinë.

Eni Çobani: Zonja Melpomeni ka bërë kontratë shitje. Kujt ja keni dhënë lekët kur keni blerë shtëpinë?

Juliani: Donika Plasotit…

Eni Çobani: Por, ajo ka thënë se ja ka shitur Nazif Zaçes.

Juliani: Unë nuk jam në dijeni fare për atë.

Eni Çobani: Ajo ka thënë se shtëpinë ja ka shitur zotit Nazif. Të lutem ma verifiko si e ke blerë këtë banesë dhe ti themi motrës suaj, dhe Nazifit, kthehuni andej nga erdhët?

Juliani: Në deklaratën e parë, unë ja kam thënë 3 milionë lekët motrës dhe ajo ja ka dhënë babait.

Arditi Gjebrea: Dua të di çfarë ndodh me këtë shtëpi sot?

Eni Çobani: Ky apartament është në emër të Julianit dhe ne duhet të themi vetëm të vërtetën, por banon zoti Nazif. Sigurisht fakti që zoti Nazif vazhdon të banojë dhe nuk ka pasur nga Julianin për lirimin nga kjo banesë, kjo nuk do të thotë që Nazifi të mos kërkojë pronësinë për këtë banesë për faktet që ka.

Eni Çobani : Si është e mundur që para noteres ju keni deklaruar 1 milion lekë të vjetra?

Juliani: Këtë e kam bërë unë që të mos paguaj shumë para tek noterja.

Eni Çobani : Ju duhet të disponon çfarë do lloj dokumenti ku provoni se keni blerë banesën 1 milionë lek të vjetra.

Arditi Gjebrea: Si mund të dalim të lumtur nga kjo situatë?

Eni Çobani: Ne kemi një pronar Juliani, dhe nëse ai me dëshirën e tij, pa i hyrë procedurave të kontrollit të mëtejshm të ligjshmërisë së dokumentave që ai ka fituar këtë banesë. Dhe do të pranonte publikisht, jo vetëm të lejonte babin të jetonte brenda, por dhe ti dhuronte atij banesën për ti kaluar atij banesën në një formë që ligji e njeh. Ndërkohë Julianit i ngelet pesha më e madhe të provojë fitimin e kësaj pronësie, ku do e bënte akoma më të vështirë faktin e mbajtjes së tij të kësaj banesë në emrin e tij

Pas debatit i cili rindizet përsëri, Ardit vendos të nxjerri nga studio, Alkenën dhe bashkëshortin e saj në mënyrë që të Juliani të flasë me babain e tij në qetësi. Ai tha se nuk do ti nxjerrë nga shtëpia deri sa të dy prindërit e tij të jenë gjallë, madje i premtoi se shumë shpejt do i mobilojë banesën me aq sa ka mundësi.

Nazifi nuk pronoi të jetojë tek shtëpia e djalit. “Ky ka hedhur poshtë nënën e tij, dhe nuk e njeh për nënë, por i thotë plakë, unë më mirë vdekjen pranoj së të pranoj këtë”.

Mesa duket problemi në familje do të vazhdojë me procese gjyqësore, pasi asnjë nga të pranishmit nuk pranoi zgjidhjen e ofruar nga Eni Çobani./tvklan.al

Etiketa: Shihemi ne gjyqVladimir Kanina


Ju sugjerojmë

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Kryesore

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

16 Qershor, 2025 8:56 am
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
Kryesore

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

15 Qershor, 2025 8:16 am
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Para
Parashikimi i motit/  Çfarë thonë sinoptikanët, a do të ketë dëborë nesër në Tiranë?!

Parashikimi i motit/ Çfarë thonë sinoptikanët, a do të ketë dëborë nesër në Tiranë?!

Video/ Ultrasit kundërshtar i thyejnë nofullën trajnerit të ekipit të famshëm

Video/ Ultrasit kundërshtar i thyejnë nofullën trajnerit të ekipit të famshëm

Lulzim Basha: Rama ka 5 vite që zgjedh kush e përfiton ose jo ndihmën ekonomike

Lulzim Basha: Rama ka 5 vite që zgjedh kush e përfiton ose jo ndihmën ekonomike

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ballkani si depo për migrantë?

Ballkani si depo për migrantë?
21 Qershor, 2025

Aktualisht ka rreth 1000 emigrantë në B-H. Po cili do të jetë fati i planit të Mbretërisë së Bashkuar për...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

Vuçiç niset drejt Moskës
21 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
21 Qershor, 2025

Dashi – Mund të ketë shumë pengesa në rrugën tuaj sot, por përpiquni të mos ndaleni tek ato. Çelësi është...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
21 Qershor, 2025

Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com