Një grua akuzohet për tentativë vrasje pasi dyshohet se i dha ilaçe tre fëmijëve të saj të vegjël, me qëllim që t’i vriste.
Autoritetet në Johnson County, SHBA, e arrestuan 37-vjeçaren Therese Roever, pasi e gjetën në gjendje të rëndë sëbashku me fëmijët në shtëpi. Policia tha se Roever u kishte lënë të kuptonin se fëmijët e saj kishin marrë ‘substanca të dëmshme’.
Gruaja u arrestua, ndërsa fëmijët e saj, vajza 9-vjeç, binjaku i saj, si dhe djali 7-vjeçar mbeten në spital. Fatmirësisht ata mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
37-vjeçarja Roever dhe ish-bashkëshorti i saj mësohet se janë në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve. Çështja e divorcit të tyre vijon që prej vitesh dhe fillimisht, pas ndarjes në 2016-ës, gjykata ia dha kujdestarinë ish-bashkëshortit të saj. Ky besohet të jetë edhe shkaku përse 37-vjeçarja mori vendimin makabër për të vrarë fëmijët./tvklan.al