Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të komanduar një objekt pesë katësh në qytetin e Fierit. Në trupin e tij u hapën 300 vrima dhe u vendosën 5 kilogramë lëndë plasëse. Specialistët kishin marrë masa për kryerjen e shpërthimit pa shkaktuar asnjë dëm objekteve apo banorëve aty pranë.
Prej ditësh IKMT vijon punën për prishjen e objekteve për t’i hapur rrugë projektit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së Fierit.