Një 4-vjeçar është aksidentuar nga një makinë të enjten në qytetin e Vlorës. Fëmija dyshohet se i ka ikur të ëmës nga duart dhe më pas është përplasur nga automjeti.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Unazën e qytetit bregdetar, ndërsa bëhet me dije se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
4-vjeçari është transportuar për në spital, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.
Mësohet se ky është aksidenti i tretë që ka ndodhur në atë zonë, para tij kanë ndodhur edhe dy aksidente me vdekje.
Burimet tregojnë se rruga nuk tregon për asnjë shenjë sinjalizuese, tabela apo pengesa për shpejtësinë e makinave, gjë e cila është shndërruar në burim aksidentesh të shumta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për indentifikimin e autorit dhe rrethanat e aksidentit.