Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në euro apo lekë, si të leverdis ta marrësh kredinë

2018/02/22 at 9:47 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Në euro apo lekë, si të leverdis ta marrësh kredinë

Nëse ke vendosur të blesh një shtëpi që kushton 75 mijë euro dhe banka të financon deri në 70% të shumës, pra 52,500 euro, dilema e shumëkujt është se në [farë monedhe duhet ta marrë kredinë, nëse të ardhurat i ka në lekë.


Por, sa janë këstet mujore nëse e merr huanë në 20 vjet? “Monitor”, bazuar në kalkulatorin e kredisë, ka bërë llogaritjet për huanë në euro në shumën 52,500 euro dhe të njëjtën shumë konvertuar në lekë me kursin aktual, rreth 7 milionë lekë, për një afat prej 20 vitesh, bazuar në normën aktuale të interesave të kredive për pasuri të paluajtshme.

Si t’a leverdis më mirë

Në euro
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në dhjetor, interesi i kredisë së re për blerje banesash për individë në euro ishte 2.99%. Më këtë interes, shuma mujore që duhet të paguajë individi për 20 vjet është 291 euro (interesi llogaritet mbi principalin e mbetur dhe bankat e ndajnë pagesën mujore në këste të barabarta). Në fund të 20 viteve, individi do të ketë paguar gjithsej 69,818 euro, pra interesat e paguara arrijnë në 17,313 euro.
Në lekë

Nëse disa vite më parë diferenca e lartë mes interesave të kredive në lekë dhe në euro ishte një joshje e madhe, pasi arrinte ne 5-6 pikë përqindje, vitet e fundit ajo është reduktuar dukshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, në dhjetor, norma e interesit për kreditë e reja në lekë për blerje të pasurive të paluajtshme ishte 3.82%, pra vetëm një pikë përqindje më shumë se ajo në euro. Për një shumë prej 7 milionë lekë, për 20 vjet, kësti mujor është 41,758 lekë. Në fund, individi do të paguajë 10 milionë lekë, nga të cilat interesa janë 3 milionë lekë.

Rreziku i euros
Nëse kushtet mbeten siç janë sot, nëse e merr kredinë në monedhën e përbashkët fiton 5,500 euro nga interesat. Por, rreziku më i madh lidhet me ecurinë e kursit të këmbimit, në momentin që të ardhurat i ke në lekë. Psh, nëse leku zhvlerësohet në 147 lekë, shuma totale që do të duhet të paguhet në lekë për kredinë në euro arrin në 10.3 milionë lekë, pra më shumë sesa po ta kishte marrë huanë që në fillim në lekë. Sa më shumë të zhvlerësohet euro, aq më shumë rriten humbjet, të cilat janë veçanërisht të larta për bizneset, që kanë dhe shumat e kredisë dhe këstet mujore shumë më të larta sesa individët.

Me një situatë të tillë janë përballur të gjithë ata që e morën kredinë në vitin 2005, kur euro këmbehej me rreth 124 lekë. Teksa pas 2009-s, monedha e përbashkët filloi të zhvlerësohej me shpejtësi, për të qëndruar në nivelet e 140 lekëve për gati 7 vjet radhazi, kjo shkaktoi humbje të mëdha për personat që i kishin të ardhurat në lekë. Psh, në vitin 2005, një individ që kishte këste mujore prej 300 eurosh i duheshin në vit 446 mijë lekë, ndërsa në periudhën 2011-2015 i duheshin mesatarisht 504 mijë lekë në vit, pra 57,600 lekë më shumë në vit.
Në fund të vitit 2017, huaja në valutë përbënte 50% të totalit, sipas statistikave të BSH. Pesha e kredisë në monedhë të huaj ka rënë ndjeshëm në krahasim me një dekadë më parë, kur ajo i kalonte 70% të totalit.

Banka e Shqipërisë ka filluar së fundmi një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë. Në një ndryshim të fundit të rregullores “Për disa ndryshime në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” ka shtuar përmbajtjen e mëposhtme: “Në rastin kur klienti aplikon për një kredi në monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjeneron të ardhurat, dhe kur banka vlerëson se kapacitetet e tij për t’u mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit janë të pamjaftueshme, banka i ofron klientit, si alternativë, një kredi të krahasueshme në monedhën në të cilën gjenerohen të ardhurat e tij”.

 

Etiketa: euro apo lekekredi per shtepi


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Plagosja e 5 minatorëve/ Policia jep detaje se çfarë ndodhi në minierën e Klosit

Plagosja e 5 minatorëve/ Policia jep detaje se çfarë ndodhi në minierën e Klosit

Marina Vjollca nuk del kurrë nga shtëpia pa këtë ‘aksesor’!

Marina Vjollca nuk del kurrë nga shtëpia pa këtë 'aksesor'!

Foto/ Njihuni me adoleshenten që shpenzon çdo muaj paratë e prindërve për t’u dukur si Barbie

Foto/ Njihuni me adoleshenten që shpenzon çdo muaj paratë e prindërve për t'u dukur si Barbie
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com