Para festimeve zyrtare për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në media u përfol se Dua Lipa kërkonte 200 mijë euro për të ardhur në Prishtinë, ç’ka bëri që shumë shqiptarë ta ofendonin këngëtaren në postimin e saj të fundit në Instagram ku uronte pavarësinë.
Por si qëndron e vërteta e ka sqaruar babai i Duas, Dukagjin Lipa i cili në një prononcim për “Koha ditore” është shprehur se Dua nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të performojë në koncertin e 10-vjetorit të Pavarësisë dhe nk është biseduar për ndonjë kosto. “Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë, kanë qenë në lidhje me kohën dhe orarin e saj, por edhe këro biseda kanë qenë miqësore, jo zyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë, as pretendimi as shuma e cila është përfolur në disa portale, pasaktësi për të cilën në ndjejmë keqardhje”, është shprehur Dukagjin Lipa.