Kjo dietë do të kthehet në të preferuarën tuaj nëse keni ëndërruar për një trup si të modeleje. Për disa prej jush mund të duket shumë e rreptë, por nëse i përmbaheni udhëzimeve, do të shikoni që rezultatet në fund, nuk do ju zhgënjejnë.
Parimet kryesore të dietës braziliane janë:
Jini të vetëdijshme për kaloritë, por mos u bëni të varur dhe mos i numëroni vazhdimisht.
Sigurohuni që çdo gjë që hani i ofron trupit tuaj përfitime të shëndetshme.
Mos konsumoni alkool dhe pije të gazuara derisa të keni arritur peshën e synuar.
Kuptoni dallimin mes ‘nevojës’ dhe ‘lakmisë’
Hani më shumë perime, fruta, pulë dhe peshk
Pini shumë ujë
Mësimi më i rëndësishëm: Nëse hani më pak dhe lëvizni më shumë, do të humbni peshë. Dëgjoni trupin tuaj!
Plani i dietës për 7 ditë
E hënë
Mëngjesi: 1 portokall, 1 banane dhe 1 filxhan lëng portokalli
Snack: 1 filxhan lëng portokalli
Dreka: 100 gram peshk i zier, 100 gram sallatë me perime të freskëta
Darka: Njësoj si dreka
Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng portokalli dhe një tost
E martë
Mëngjesi: 1 vezë, 1 filxhan me lëng molle
Snack: 1 tost të vogël, 1 filxhan lëng molle
Dreka: 100 gram mish i gatuar, 2 patate të ziera, 4 gjethe marule
Darka: 200 gram peshk i zier, 1 vezë të ziera, marule, bizele (të freskëta ose të konservuara)
Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 1 tost
E mërkurë
Mëngjesi: 1 gotë qumësht, 1 tost të vogël
Snack: 100 gram djathë të bardhë
Dreka: 100 gram oriz, 150 gram sallatë me lakër të bardhë,së bashku me një lugë gjelle lëng limoni dhe pak majdanoz të grirë imët.
Darka: 100 gram mish, 1 mollë, 4 gjethe marule
Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 1 tost i vogël
E enjte
Mëngjesi: 1 filxhan lëng ananasi, 60 gram ananas
Snack: 1 filxhan lëng ananasi, 1 tost të vogël
Dreka: 100 gram mish të zier, një copë djath dhe 1 portokall
Darka: 2 patate të ziera, 150 gram sallatë me karota të grira imët.
Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng ananasi, 1 tost të vogël.
E premte
Snack: 1 mollë, 1 portokall, një tost i vogël
Dreka: 150 gram peshk i zier, 2 karrota të vogla të ziera
Darka: 1 tas me supë perimesh, një copë bukë
Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng portokalli, 1 tost të vogël.
E shtunë
Mëngjesi: 1 filxhan lëng molle, 1 fetë tost
Snack: 150 gram sallatë me panxhar dhe pak vaj ulliri
Dreka: 1 tas me supë perimesh, 1 copë të vogël buke
Darka: 100 gram kërpudha të skuqura, 100 gram sallatë me perime të freskëta
Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 2 biskota.
E dielë
Mëngjesi: 1 banane
Snack: 1 filxhan lëng karrote, 1 fest tost
Dreka: 100 gram mish të zier, 100 gram sallatë me lakër të freskët dhe lëngu i një limoni
Darka: 1 tas me supë perimesh, 4 gjethe marule
Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 2 fiq të thatë.
Ju mund të përsërisni këtë plan brazilian sipas nevojës, 2-4 javë, por jo më shumë se kaq. Dieta braziliane është e pasur me fruta dhe perime në mënyrë që trupi të marrë mjaftueshëm vitamina dhe minerale.
Rekomandohet: aktivitet i moderuar fizik si ecja, çiklizmi ose noti, të paktën 30 minuta.