Ish deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka një lidhje familjare, biles tepër të ngushtë, me moderatoren e njohur e news 24 Senada Mesi. Këtë gjë ato e kanë rrëfyer në emisionin “Pasdite ne Top Channel” ku edhe kanë treguar për raportet më të afërta mes tyre.
Mesila dhe motra e saj kanë marrë përsipër rritjen e Senadës, e cila e konsideron tezen si motrën e madhe: “Mesila është motra ime e madhe, nuk e konsideroj teze. Unë kam humbur mamanë që në moshën 2-vjeçare. Lidhja ime me Mesilën është bërë akoma më e fortë pasi unë jam kthyer nga Italia, ku kam qendruar për 20 vite. Eksperienca ime në këtë shtet ka nisur që kur kam qenë e vogël dhe jam ngushtësisht e lidhur me të. Pavarësisht se kam karrierën time këtu në Shqipëri, ende e mendoj kthimin në Itali. Nëse një ditë iki, Mesilën do e marr me vete”, – thotë Senada.
Ato treguan se kalojnë shumë kohë bashkë, sidomos tani që Mesila ka pak më shumë kohë të lirë. Të dyja kanë pasion gatimin, i cili, siç thonë ato, është një mënyrë shumë e mirë për t’u relaksuar.
“Më ka ndodhur edhe ta kritikoj Mesilën, pasi e kam parë më shumë të revoltuar sesa duhet. Duke e ditur që Mesila ka edhe këtë anën tjetër të mirë, kam menduar se nuk duhet të ishte shfaqur ashtu në publik. Ne rrallëherë grindemi, por kjo ndodh për gjëra shumë të vogla”.
Mesila dhe Senada rrëfyen edhe projektet që kanë në fushat e tyre. Megjithëse është shkëputur nga politika për momentin, Mesila e mendon veten sërish në Parlament, ndërsa Senada, pas 20 viteve në Itali, akoma nuk e ka shkëputur mendjen prej andej. Ndoshta një ditë do të kthehet sërish për të jetuar aty.