Chris Brown dhe Rihanna kanë kohë që i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre. Që pas ndarjes së bujshme, secili ka vijuar jetën, por mesa duket Chris ende e konsideron Riri-n si një pjesë të rëndësishme të jetës së tij. Në ditën e saj të lindjes, ai i befasoi të gjithë pasi postoi në Instagram një foto të fëmijërisë së Rihannës, duke e uruar për ditëlindje.
Kjo solli shumë reagime, ndërsa të shumta ishin ato të fansave të cilët shpresonin në një rikthim të tyre.