Në ditën e tretë dhe të fundit të testimeve të MotoGP, pilotët janë trembur shumë në pistën tajlandeze të Buriramit. Shkaku ishte një gjarpër që hyri në pistë ndërkohë që pilotët po regjistronin xhirot e tyre.
Menjëherë u ndërprenë testimet dhe punonjësit e pistës ndërhynë për të larguar gjarprin. Botërori i MotoGP do të nisë në 16 mars, me Çmimin e Madh të Katarit.