Kim Kardashian padyshim që ka një garderobë të pasur, dhe falë famës së saj mund të shesë çdo gjë që prek. Kësaj here ajo është përfshirë në një nismë bamirësie në E-buy, ku ka nxjerrë në shitje disa prej rrobave të saj. Nëse prisnit që rrobat të ishin fashion apo të trendeve të fundit gaboheni. Ajo po heq qafe disa prej veshjeve dhe aksesorëve të të çuditshëm që ndodhen në garderobën e saj, dhe kjo i ka acaruar fansat.
Çmimet e kripura të këtyre veshjeve janë një tjetër debat. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, rrobat në fjalë jo vetëm që nuk mund t’i veshë askush, por edhe fansat më të zjarrtë do hezitonin për t’i blerë.