Në një botë konsumatore riparimi i çadrave duket si një biznes i pakuptimtë. Thierry Millet mund të jetë një ndër të vetmit persona të mbetur në Europë i cili këtë biznes e ka mënyrë jetese. Ai ka një dyqan të vogël në qendër të Parisit, ku riparon gjithë pasion çadrat e prishura të njerëzve.
Thierry ka treguar për “BBC”, se fillimisht njerëzit mendojnë se ai riparon vetëm çadra të shtrenjta, ndërkohë që në dyqanin e tij riparohen të gjitha llojet e çadrave. Siç edhe ai tregon, në një botë konsumatore krijohen gjëra të cilat më pas do të flaken tutje, por kjo po ndikon edhe në mjedis.
Të paktën 500.000 milionë çadra flaken tutje në vit në të gjithë botën, sasi e mjaftueshme metali për të ndërtuar 10 kulla “Eiffel”. Këtu fillon edhe kontributi i vogël i Thierry, i cili ka krijuar klientelë nga e gjithë bota. Shumë persona futen në dyqanin e tij për të riparuar çadrat e prishura, ku vendin më të madh e zënë ato me peshë emocionale. Dikush e ka çadrën e një partneri, të një të afërmi apo edhe të një personi tjetër të dashur. Të paktën 9000 çadra riparohen në dyqanin e tij çdo vit, ku disa prej tyre tregtohen për 5 dollarë. Thierry merr kënaqësi të veçantë kur njerëzit i shprehin mirënjohje për profesionin e rrallë. Nga ana tjetër duhet marrë në konsideratë edhe ambienti ku një sasi e konsiderueshme metali zë vendin e tij.