Një 53-vjeçar nga Fieri është plagosur me thikë në bark. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:10 dhe sipas policisë i plagosuri është Petref Xhafaj, pronari i një lokali në lagjen “8 shkurti”.
Paraprakisht mësoshet se ngjarja ka ndodhur pas një debati mes pronarit të lokalit dhe një personi tjeter i cili me pas e ka qëlluar me thikë duke e plagosur.
“Në urgjencën e spitalit Fier, është sjellë nga familjarët shtetasi P.Xh, 53 vjeç, banues në Fier, i plagosur me thikë në bark”, sqaron policia në njoftimin për mediat.
I plagosuri P.Xh ndodhet në sallën e kirurgjisë nën kujdesin e personelit mjekësor.
Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.