Mediat prej kohësh po aludojnë për një lidhje mes deputetit demokrat Klevis Balliu dhe moderatores simpatike Ilda Blejleri.
Moderatorja ka folur për herë të parë për këtë. E ftuar sot tek “Rudina”, Ildës iu shfaqën sërish këto foto në ekran të cilat kur i pa, moderatorja qeshi dhe tha: “Nuk është momenti për të folur për jetën time private”. Por Rudina insistoi që Ilda të zbulonte më shumë duke u shprehur se të gjithë thonë se ata janë të lidhur.
“Klevisin e njoh, e kam mik, është një person me shumë vlera, një shok shumë i mirë”, u shpreh Ilda duke folur kështu për herë të parë për Klevisin edhe pse duke përdorur termin “shok”.
“Nuk është momenti për të folur për ne të dy sepse jam vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për të tilla gjëra, sidomos unë”, përfundoi moderatorja.