Kryeministri Edi Rama ka përmendur me emër aktorin Bujar Asqeriu i cili pak ditë më parë deklaroi se qeveria po shkatërron teatrin. Rama tha se Asqeriu rron me lavdinë e së shkuarës. Ndërsa theksoi edhe njëhere se teatri do bëhet dhe aty sdo ketë kullë.
“Në një vend demokratik mund të ketë aktorë rrogëtarë, e lista pagash nëpër teatrot e vendit. Sot çohet miku im Bujar Asqeriu dhe thotë pse na ndodhi kështu? Ashtu do ndodhte se nëse nuk bëhej skena si e ka gjithë bota normale, që fondi që shteti jep për artin, është në dispozicion të atyre që bëjnë teatër e filma, jo me rroga të atyre që dikur kanë bërë filma, e role, e kanë qenë rrogtarët të partisë së Saliut të PPSH. Fondet janë për ata që bëjnë artin, jo ata që luajnë bingo në teatër, jo ata që jetojnë me lavdinë e të shkuarës”- tha ai.
Më tej u shpreh: “Godinën do ta shembim që ta keni të qartë, do krijojmë hapësirën evropiane për të bërë e për të parë teatrin, i bini daulleve të gjëmave, gjëma s’ka, nuk do ndodhin, ndërkohë që ju jeni bërë si aktorët që zihen për muret dhe fatkeqësia e tyre është që nuk ka role”.
Në video: Rebelimi i Bujar Asqeriut