Mesa duket gjërat po ecin çdo herë edhe më mirë për ish-prezantuesen Floriana Garo. Ajo është zhvendosur ne Zvicër për të jetuar me të fejuarin e saj Enis Daci, dhe presin edhe një fëmijë bashkë. ndonëse ajo nuk e ekspozon partnerin e saj në rrjete sociale, ditën e Shën Valentinit ajo vendosi të ndajë me ndjekësit surprizën që i kishte bërë Enisi.
Në foton e postuar në Instastory shihet se Enisi e ka çuar Florianën në një restorant luksoz teksa në tavolinë shihen tullumbaca me zemra, qirinj dhe petale trëndafilash.
“Valentini”, shkruan Floriana duke e shoqëruar postimin me një emoji zemër dhe një pamje të restorantit.