Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të mos na gënjejë mendja për Ermal Metën

2018/02/11 at 2:12 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ermal Meta rrezikon skualifikimin nga San Remo

Nga: Astrit Patozi

Sanremo ka qenë një mit për Shqipërinë e para vitit 1990. Ishte pothuajse ngjarja më e rëndësishme artistike e vitit, ku shqiptarët përpiqeshin me sa mundeshin të përputhnin shijet e tyre me botën e ndaluar nga regjimi.

Italia nuk ishte për ne thjesht vendi më i afërt me Perëndimin, por mbi të gjitha ai që rrezatonte më shumë kulturën e vet në anët tona.

Muzika zinte një vend të rëndësishëm në këtë shkëmbim kulturor gjysmë ilegal dhe është jashtë çdo dyshimi që Sanremo ishte kulmi i kësaj marrëdhënieje vetëm me një sens. Ka pasur shumë shqiptarë në atë kohë që italishten e kanë mësuar përmes këngëve të saj.

Falë Ermal Metës, Shqipëria është sot më afër Sanremos dhe padyshim që miti është zbutur, ndoshta po aq sa edhe diferenca mes dy vendeve, që nuk është më ajo e 30 vjetëve më parë.

Por sado krenarë që të ndjehemi sot, nuk duhet të na gënjejë mendja se kemi “pushtuar” Italinë dhe muzikën e famshme të saj.

Ermal Meta është suksesi individual i njeriu të zot, të rritur dhe formuar në perëndim, por që mbi të gjitha ka përfituar nga hapësirat e lirisë që ai ofron, pavarësisht origjinës, racës, fesë apo bindjeve politike.

Ka pasur në të shkuarën dhe do të ketë sërish shqiptarë të tjerë që do të na lumturojnë me arritjet e tyre.

E keqja është se ne kemi futbollistë të shquar, por kemi kampionatin më të shpifur dhe më të trukuar në botë.

Kemi shkencëtarë të mëdhenj, deri edhe nobelistë, por Akademinë më të atrofizuar dhe të paralizuar të planetit.

Ne që prej sot kemi Ermal Metën, një yll të muzikës italiane, por përfytyrojeni pak atë në festivalin e Këngës në Radio Televizion, një eveniment dëshpërues, që degradon vit pas viti. Saqë mund të thuash pa frikë se sot i njëjti aktivitet është më larg Sanremos, se sa ishte në vitet 70-80.

Jam pothuajse i bindur se fati i kantautorit shqiptar, që fitoi dje festivalin më prestigjioz të muzikës italiane do të kishte qenë krejt tjetër, nëse nuk do të ishte larguar nga Shqipëria. E pra, është e njejta farë, por që në tokën e vet nuk e lënë të mbijë.

Ndaj edhe nuk na shkon shumë që ta urojmë Ermal Metën, pse po na nderon si shqiptarë, kur ne e turpërojmë atë me atë që i kemi bërë atdheut të tij dhe tonit.

Sepse Shqipëria sot, padyshim, që mund të mburret me Ermalin, por druaj shumë që ai mund të krenohet dot me këtë Shqipëri.

Etiketa: astrit patozi

Ju sugjerojmë

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
Kryesore

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

3 Shtator, 2025 5:16 pm
Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve
Aktualitet

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

3 Shtator, 2025 3:33 pm
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Aktualitet

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025 2:30 pm
Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
Kryesore

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

3 Shtator, 2025 2:15 pm
“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…
Kryesore

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

3 Shtator, 2025 1:28 pm
Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje,  katastrofë
Aktualitet

Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

3 Shtator, 2025 11:37 am
Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës
Aktualitet

Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës

3 Shtator, 2025 11:25 am
Para
Kim Kardashian nuk ndalet, provokon duke mbajtur gjoksin me dorë

Kim Kardashian nuk ndalet, provokon duke mbajtur gjoksin me dorë

Gjyshja shqiptare shet shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës

Gjyshja shqiptare shet shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës

Erik Fullani: Ju tregoj kur kam paguar për të bërë seks me një femër

Erik Fullani: Ju tregoj kur kam paguar për të bërë seks me një femër

TE FUNDIT

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
3 Shtator, 2025

I pyetur nga një grup i vogël gazetarësh teksa ndodhej në Pekin, nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Presidenti...

Lexo më shumë

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
3 Shtator, 2025

PD ka nisur hapat e para për reformimin e paralajmëruar brenda saj pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Sekretari...

Lexo më shumë

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
3 Shtator, 2025

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
3 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com