E keni parasysh atë momentin kur ju duhet të vishni një fustan të ngushtë pas trupit, i cili ju thekson të gjitha format? Përveç formave, ju thekson edhe disa “forma” të tjera të cilat përpiqeni t’i fshihni, si fryrja e barkut, apo ndonjë tule e tepërt në përgjithësi. Teksa shohim divat e show-bizz me forma perfekte dhe me fustane që i qëndrojnë aq bukur në trup, mund të ndiheni keq me veten.
Jennifer Lopez është një prej atyre femrave të cilat është komentuar shpesh për format e saj perfekte, mirëpo në një intervistë të fundit më në fund ajo është shfaqur më njerëzore. Teksa kishte zgjedhur një fustan të ngushtë pas trupit, ngjyrë të kaltër, në momentin që ajo është ulur i janë formuar palat e famshme të barkut.
Ashtu si të gjitha femrat, sidomos ato që kanë sjellë në jetë një fëmijë, edhe Jennifer ka problemet e veta, kështu nuk keni më arsye për t’u ndjerë në faj./Opinion.al