Vijojnë protestat për marrëveshjen e detit me Greqinë. Me qindra qytetarë të shoqërisë civile janë mbledhur përsëri përpara kryeministrisë duke kërkuar transparencë në lidhje me këtë marrëveshje.
Javën e kaluar u zhvillua protesta e parë për këtë çështje, ndërsa qytetarët janë mbledhur përsëri. Qeveria nga ana tjetër është justifikuar me faktin se nuk ka asnjë marrëveshje të arritur për ‘faljen’ e 12 miljeve territor ujor palës greke. Pak ditë më parë shoqëria civile i ka dorëzuar Edi Ramës një letër ku i ka kërkuar arsyet se pse ka falur detin.