Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar sot përmes një postimi në FB, një fakt tepër negativ për ekoniminë në vend. Në një tabelë referuar Drejtorisë së Tatimeve, Basha vë në dukje se 1747 biznese janë mbyllur vetëm në janar të këtij viti, ndërkohë që në janar të vitit të shkuar shifra ka qenë më e ulët.
Statusi i plotë i Bashës
1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.
1747 biznese që nuk munden më.
Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.
1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.