Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rivalja e Putin në zgjedhjet presidenciale: Ai dëshiron të lerë politikën

2018/02/08 at 8:55 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Rivalja e Putin në zgjedhjet presidenciale: Ai dëshiron të lerë politikën

Kandidatja presidenciale ruse Ksenia Sobchak, personalitet në televizionin rus, thotë për Zërin e Amerikës se thashethemet janë të vërteta: Presidenti Vladimir Putin, dikur një favorit i babait të saj, do të largohej nga karriera politike po të kishte garanci se nuk do të cënohej.


“Po, mendoj se do të dilte në pension. Por është e vështirë ta bindësh se vërtetë ka një rrugëdalje dhe se mund t’u zërë besë atyre që i japin garanci se nuk do ta presë i njëjti fat si ish-diktatorin kilian Augusto Pinoshet, apo ish-diktatorin libian, Moamar Gadafi. Ai i trembet shumë kësaj mundësie”.

Kandidatura e 36-vjeçares Sobchak është vënë në pikëpyetje nga aktivistë të opozitës, të cilët dyshojnë se fushata e saj është thjesht inskenim i Kremlinit për të ndihmuar një fitore tjetër të Vladimir Putinit. Por pretendimet që ajo ngre janë dëgjuar edhe nga të tjerë.

Alexei Navalni, aktivisti shumë popullor anti-korrupsion, ka bërë pretendime të ngjashme disa muaj më parë.

Pasi iu hoq e drejta për të konkurruar për post publik nga akuza që përkrahësit e tij i shohin si të motivuara politikisht, Navalni e ngriti idenë e dëshirës së Putinit për të lënë politikën. Por ai është jashtë rrethit të presidentit rus. Ndërsa Sobchak është e para që e bën këtë koment nga njerëzit që e njohin personalisht Putinin.

E pyetur nëse tranzicioni në duart e një udhëheqësi tjetër që nuk i përket rrethit të aleatëve të fuqishëm të Putinit mund të realizohet pa dhunë, ajo thotë se procesi do të kërkonte një strategji politike:

“Po flasim për një strategji afat-gjatë politike. Pas gjashtë vjetësh Putini nuk do të kërkojë ndryshime të reja kushtetuese që të marrë përsëri pjesë në zgjedhje”.

Një ndryshim i ngadaltë kërkon që të minimizohet “agresioni” duke lejuar “njerëz të rinj, të talentuar, si dhe një figurë politike të zgjedhur me kompromis që përmbush kërkesat e opozitës, por që pranohet edhe nga Putini,” thotë ajo.

“Duhet të tregojmë se duam ndryshim regjimi, por jo hakmarrje për vitet e kaluara,” përndryshe thotë ajo, nëse vazhdon fryma e shpagimit, regjimi do të trembej edhe më shumë dhe Putini nuk do të heqë kurrë dorë nga pushteti.

“Jo thjesht garanci, por dëshmi se Rusia mund të evolojë dhe është e gatshme për zgjedhje dhe se Putini nuk duhet të shqetësohet se gjykatat që ai i ka shndërruar në institucione-kukulla, do ta ndjekin penalisht”.

Dëshira për Marrëdhënie më të Mira

Zonja Sobchak ishte në një numër aktivitetesh me figura të rëndësishme këtë janë në Uashington, ku iu kundërvu komenteve të skeptikëve, përfshirë Navalnit, duke thënë se kishte ambicje të mirëfillta politike.

Në komentet në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare të martën, zonja Sobchak tha se kishte në plan të takohej me zyrtarë amerikanë për sanksionet kundër Rusisë.

“Dua të theksoj se Rusia nuk është Putini, se jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe se shumë njerëz në Rusi që duan përmirësim të marrëdhënieve mes vendeve tona nuk e shohin Amerikën si armike të Rusisë”.

Uashingtoni vendosi fillimisht masa për ngrirjen e pasurive dhe ndalim udhëtimesh në 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe shpërthimit të luftimeve mes forcave ukrainase dhe separatistëve rusë. Masat që vijuan pasuan raportet e zbulimit amerikan se Rusia ishte mobilizuar në aktivitet për të ndikuar tek zgjedhjet e 2016.

Këto sanksione janë në fuqi edhe gjatë administratës Trump, megjithë komentet e presidentit për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën.

Verën e kaluar Kongresi miratoi një ligj për masa të reja ndëshkimore kundër Rusisë por javën e kaluar Departamenti i Shtetit dhe ai i Thesarit nuk pranuan t’i zbatojnë sanksionet e reja.

Duke shprehur mbështetje për sanksionet amerikane që kanë në shenjestër “individë të korruptuar” në Rusi, zonja Sobchak kritikoi “listën e Kremlinit” – e hartuar nga Departamenti i Thesarit, me emrat e 210 rusëve të identifikuar si individë me lidhje të ngushta me Putinin. Ajo e cilësoi atë si një listë e thjeshtë me emrat e individëve më të pasur dhe zyrtarëve qeveritarë.

Kritikë si Navalni e përshëndetën listën, por përkrahës të presidentit rus e cilësuan si akt armiqësor. Ndërkaq, vëzhgues të zhvillimeve politike ruse si Konstantin von Eggert thanë se lista ishte aq e gjerë sa që i bën të pavlefshme rolet e grupeve të interesit brenda dhe jashtë Kremlinit.

“Duket sikur jemi kthyer në Luftën e Ftohtë,” tha Sobchak, duke shtuar se ajo vetë do të përpiqej të luante rolin e ndërmjetëses mes Moskës dhe Uashingtonit.

Ngërçi Diplomatik

Sobchak thotë se as udhëheqja politike ruse, as ajo amerikane nuk pritet të telkalojnë ngërçin aktual diplomatik, që kulmoi me ligjin për regjistrimin e agjentëve të huaj. Ajo thotë se është kundër këtij ligji.

(( https://www.voanews.com/a/russia-marks-us-news-outlets-as-foreign-agents/4149685.html ))

Ajo shton se Putini nuk pritet të bëjë hapin e parë, por se të tjerët duhet të bëjnë ç’është e mundur që të bindin dy udhëheqësit të heqin dorë nga egoja mashkullore dhe të ndërmarrin hapin e parë.

“Nëse ata nuk janë gati, e bëj unë hapin e parë. Këtu jam, po takohem me zyrtarë. Mendoj se do të takohem edhe me Donald Trumpin. Dua ta filloj këtë proces”.

E pyetur nëse Kremlini e kishte instruktuar të përpiqej për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin, ajo përgjigjet:

“Nuk kam nevojë për mandat. Jam gati të tregoj se Rusia ka një udhëheqje politike që është e gatshme për këtë dialog”.

Ndër gjashtë kandidatët që do të përfshihen në fletëvotime, Sobchak njihet si personalitet televiziv. Babai i saj, Anatoli Sobchak, ishte kryebashkiak i Shën Peterburgut. Ai solli vite më parë një officer të panjohur të KGB-së, të quajtur Vladimir Putin, të punonte në zyrat e bashkisë dhe të dy u bënë miq.

Sobchak, e cila ka hedhur vazhdimisht poshtë zërat se ka lidhje të ngushta personale me Presidentin Putin, e përshkroi takimin me Putinin në 2017 si një intervistë që zhvilloi me të për një dokumentar që po realizon ajo.

Kritikë të Kremlinit thonë se pjesa më e madhe e kandidatëve janë thjesht personalitete kukulla sa për të mbushur fletëvotimet me emra në mënyrë që të sigurohet fitorja e Putinit në një mjedis politik të kontrolluar fort.(VOA)

 

Etiketa: politikarivalja e putinzgjedhjet presidenciale


Ju sugjerojmë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier
Aktualitet

U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier

10 Dhjetor, 2025 12:29 pm
Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion
Kryesore

Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion

10 Dhjetor, 2025 12:10 pm
Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn
Kronikë

Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn

10 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit
Bota

Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit

10 Dhjetor, 2025 11:32 am
Para
Këta janë dy deputetët e rinj të Kuvendit, nëse KQZ u heq mandatin Rakipit dhe Rahovicës

Miratohet lista finale për KLP dhe KLGJ

Reforma në drejtësi/ Ambasadori Lu: Politikanët kanë frikë, nuk kam besim tek ta

Reforma në drejtësi/ Ambasadori Lu: Politikanët kanë frikë, nuk kam besim tek ta

Video/ Kërceu pa të brendshme, arrestohet nga Policia e Egjiptit!

Video/ Kërceu pa të brendshme, arrestohet nga Policia e Egjiptit!
















TE FUNDIT

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
10 Dhjetor, 2025

Ministria e Brendshme italiane ka tashmë një plan për të rihapur qendrat në Shqipëri Kjo mund të ndodhë që në pranverë, nëse...

Lexo më shumë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
10 Dhjetor, 2025

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për...

Lexo më shumë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
10 Dhjetor, 2025

Një 68-vjeçare e identifikuar me inicialet P.L. ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në  rrugën...

Lexo më shumë

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
10 Dhjetor, 2025

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbajti një fjalim në takimin e përbashkët të sotëm midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com