Thuhet se dy gjëra janë të sigurta në jetë: vdekja dhe taksat. Vdekja mbetet një nga misteret më të mëdha. Pavarësisht studimeve, sasia e informacionit që nuk dihet është më e madhe se ajo që dihet. Ka disa teori për atë që ndodh pas vdekjes. Zakonisht përshkruhet një dritë e bardhë ose jeta që kalon përpara syve. Fatmirësisht, disa persona që kanë pësuar vdekje klinike kanë ndarë eksperiencat.
“U zgjova në një vend që dukej si hapësira, por pa yje apo drita. Nuk po sillesha pezull. Thjesht isha atje. Nuk kisha ftohtë, as ngrohtë, as uri e as nuk ndjeja lodhje. E ndjeja prezencën e dritës dhe dashurisë aty pranë por nuk e kisha me urgjencë ta gjeja. Mendova për jetën por jo si një film montazh. Më mirë mund ta përshkruaj sikur po kaloja faqet e një libri.”
“Pas aksidentit me motor isha shtrirë në trotuar dhe helmeta më kishte shtypur kokën. Mbaj mend që imazhi po më errësohej dhe u bë qetësi. E vetmja arsye pse nuk rashë në gjumë ishte sepse po dëgjoja dikë që ulëriste: Çohu! Hajde çohu, hapi sytë!
Hapa sytë dhe pashë që personi që po më thërriste ishte vëllai im. Është e çuditshme sepse vëllai kishte vdekur shumë vite më parë. Mbaj mend që tha se ata do të vijnë së shpejti dhe iku.”
“Mbaj mend ndjesinë sikur po më tërhiqnin nga pas, shumë ngadalë. Errësira u zhduk dhe e gjeta veten në një kopësht. Nuk ishte me lule, vetëm dhe dhe bar. Kishte një kënd lojërash dhe dy fëmijë që luanin. Kisha ndjesinë se mund të zgjidhja të rrija ose të kthehesha. Megjithatë diçka më pengonte të kthehesha. I thashë prezencës që ndjeja se duhet të kthehesha sepse nuk mund ta braktisja mamin. Me një kërcitje gishti u ktheva në trupin tim.”
“Ishte një ndjesi aq e bukur e aq e paqtë. Mund ta përshkruaj si dëshira për të shtypur butonin snooze të ziles së mëngjesit. E shtyp një herë ose dy, e pastaj kujtohesh që duhet të çohesh sepse duhet të ikësh në punë ose shkollë.”
“Më pushoi zemra tre herë në sallë të operacionit. Mjekët më thanë se sa herë përdornin defibrilatorin, kthehesha në jetë dhe tregoja një barcaletë. Nuk pashë drita. Mu duk sikur isha thjesht në gjumë.”/Opinion.al