Persona të maskuar kanë grabitur një banesë në Fushë Kruje. Ata mendohet se kanë qenë të armatosur dhe kane arritur të marrin para, sende me vlerë dhe makinën e parkuar në oborr. ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesen private te shtetasit me iniciale B.K. 36 vjeç/
Njoftimi i policisë
Më datë 04.02.2018, rreth orës 21:30, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volkswagen.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale. “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.