Mund të ndodhë vetëm në Shkodër ajo çfarë ka ngjarë sot në stadiumin “Loro Boriçi”. Menjëherë pas ndeshjes Vllaznia-Skëndërbeu të humbur nga ekipi shkodran me rezultatin e thellë 4-1, gazetarët sportivë gjatë komunikimit të zakonshëm pas ndeshjes, kanë pyetur trajnerin Ernest Gjoka mbi atë çfarë ndodhi. I gjendur në vështirësi nga pyetjet trajneri Gjoka ka ironizuar gazetarët duke i cilësuar si fantastikë dhe superprofesionistë. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak gazetarëve të cilët i kanë kërkuar trajnerit Gjoka të tërhiqte pas fjalët e thëna në të kundërt do i hiqnin mikrofonat. Në këto kushte trajneri Gjoka ka lënë komunikimin me median dhe është larguar ndërkohë që gazetarët vendas nuk e kanë mbyllyr këtu por e kanë ndjekur me fjalët “Udhë e mbarë dhe mos u kthe ma”. Vllaznia është prej disa vitesh në pozitë të vështirë në renditje dhe këtë vit rrezikon shumë qëndrimin në kategorinë Superiore ku ndodhet në vendin e fundit.