Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ulja e tatim fitimit në sektorin e IT, Shqipëria mund të përdoret si mini-parajsë fiskale nga kompanitë e huaja

2018/02/04 at 3:46 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 8 min
A A
Ulja e tatim fitimit në sektorin e IT, Shqipëria mund të përdoret si mini-parajsë fiskale nga kompanitë e huaja

 *Nga Nertila Maho 


Sektori i Teknologjisë së Informacionit ka pasur një rritje të dukshme vitet e fundit, e imponuar nga një sërë rrethanash që në një pjesë të mirë u detyrohet zhvillimeve globale dhe në një pjesë tjetër, atyre brenda vendit. Shqipëria, ndoshta me një vështrim me këmbë në tokë, nuk mund të kthehet në një lider global, por padyshim mund të shfrytëzojë avantazhet që jep zhvillimi i sektorit në disa aspekte, ku dy prej tyre janë më të rëndësishme.

Së pari, një sektor publik dhe privat që operon mbi fjalën e fundit të sistemeve teknologjike është më eficient, rritet më shumë dhe gjeneron më tepër efekte në ekonomi.

Së dyti, eksporti i shërbimeve mund të kthehet në një avantazh të dukshëm që ndryshon bilancin final tregtar të një vendi. Këtu nuk flasim për ëndrra në diell, konkretisht Shqipëria e ka treguar se po përjeton një rritje të dukshme të eksportit të shërbimeve, e cila ka kontributin e saj në ekonomi. E në këto kushte, zhvillimi i sektorit kërkon ndërhyrjen e qeverisë në politika, këtë e kanë aplikuar një pjesë e mirë e vendeve të rajonit.

Në Shqipëri, nisma e parë e dedikuar për këtë sektor ishte lehtësimi nga tatimfitimi nga 15% në 5% për bizneset që prodhojnë software. Kjo duket si një masë e madhe e trumbetuar edhe nga qeveria që do të ndikojë në një zhvillim të dukshëm të sektorit, por entuziazmi zgjat deri në momentin që mëson se sa është numri i atyre që përfitojnë. Epo bëni mirë të mbani entuziazmin, sepse bizneset e kategorizuara me një aktivitet në prodhimin dhe zhvillimin e software-ve në vend mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Paketa Fiskale 2018, një pikë edhe për IT

Në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” qeveria kaloi një pikë ku sanksiononte se “Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e software-ve, tatimi mbi fitimin është 5%. Këshilli i Ministrave përcakton, me vendim, aktivitetet që përfshihen në fushën e prodhimit/zhvillimit të software-ve, si dhe procedurat për zbatimin e këtij paragrafi”. E ndërsa kjo pikë mori një vëmendje minimale për shkak të sfumimit që ju bë investitorëve me status të veçantë në turizëm, duket se nuk pati asnjë reagim nga biznesi vendas që operon në shërbimet e IT.

Arsyeja? Numri i atyre që preken është i vogël. Gjithsesi nisma për ta nxitur këtë sektor duket si diçka pozitive, por problemi qëndron në faktin se qeveria as vetë nuk e ka të qartë se çfarë ndikimi do të ketë kjo nismë. Në total gjithë ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” ku përfshihej edhe kjo pikë, kishin një efekt në buxhet, në vlerën 93 milionë lekë. Në relacion, qeveria nënvizon se “kjo formë nxitje synon krijimin e kushteve të favorshme për përmirësimin e klimës për zhvillimin e tregut të teknologjisë të sistemeve të informacionit, duke nxitur krijimin e këtyre zhvillimeve brenda vendit”.

Përvojat e vendeve të tjera mbi incentivat tatimore shfaqin larmishmëri të trajtimeve tatimore. Maqedonia aplikon normë të reduktuar tatimore në varësi të pjesës së fitimit të riinvestuar në asete materiale dhe jomateriale (duke përfshirë këtu software-t e kompjuterëve dhe patentat e përdorura për zgjerimin e aktivitetit të biznesit).

Bullgaria ofron amortizim të përshpejtuar dy vjet për kompjuterë dhe pajisje të reja prodhuese. “Irlanda lejon zbritjen shtesë prej 25% mbi shpenzimet realisht të kryera për investitorët që realizojnë dizenjimin dhe zhvillimin e sistemeve të integruara dhe inovative të hardware dhe software, algoritme komplekse software-sh, modele dhe zgjidhje matematike”. Por në gjithë këtë konkurrencë të renditur shihet qartë se Shqipëria ka zgjedhur të bëjë një ndryshim që sërish nuk na barazon apo na bën më konkurrentë se fqinjët. Ndryshimi nuk prek në fakt problemin real që ka sektori që lidhet sidomos me profesionistët e pakët dhe nevojën për edukimin e atyre që dalin nga bankat në këtë sektor, me një kurrikulë të rifreskuar dhe cilësore.

Joti: Nisma e paqartë, të huajt mund ta përdorin si parajsë fiskale

Aksioneri kryesor i “Investment Joti – Infosoft Group”, një prej kompanive kyçe në treg në sektorin e IT Grigor Joti, nënvizon se nisma nuk është e qartë. “Nxitja e dhënë nga qeveria, që redukton tatimfitimin nga 15% në 5%, mbetet e paqartë në aspektin e zbatimit të saj. Gjatë takimeve që kemi pasur me përfaqësuesit e qeverisë, na është thënë se do të dalin udhëzime të posaçme për mënyrën e aplikimit. Duhet të kemi parasysh që kompanitë që zhvillojnë aktivitetin në fushën e IT, japin shërbime të integruara dhe prodhimi i software është një pjesë integrale e tyre, kurse lehtësia fiskale është parashikuar vetëm për segmentin e prodhimit të software.

Pyetja që shtrohet është si do të diferencohet fitimi që ka arkëtuar një kompani nga shërbimi i saj në segmentin e prodhimit të software kur ky i fundit shoqërohet edhe me shërbime të tjera?” – pohon ai. Nga ana tjetër, kompanitë e huaja mund ta shfrytëzojnë rastin e Shqipërisë, si një mundësi për të paguar më pak tatimfitim sesa në vendin e tyre mëmë, duke hapur këtu një degë, por qeveria duhet të jetë e kujdesshme që të sanksionojnë qartë tek aktet nënligjore kushtet e përfitimit të lehtësisë, duke bërë që të maksimizohet pjesa që merr ekonomia shqiptare.

P.sh., thotë ai, një kompani kroate A, që operon në fushën e IT, vjen dhe regjistron në Shqipëri kompaninë B, si kompani që prodhon software dhe ka vetëm dy të punësuar. Kompania A, në Kroaci prodhon software, të cilin ia shet kompanisë B në Shqipëri me vlerën e kostos, p.sh. 100,000 euro. I njëjti software por nën etiketën e rizhvillimit, rishitet nga B në një kontraktor të A diku në Kroaci apo në një vend tjetër për 200,000 euro. Tatimfitimi në këtë rast për kompaninë B, por edhe për kroaten A, është 5%.

Skema e shmangies

Një kompani kroate A, që operon në fushën e IT, vjen dhe regjistron në Shqipëri kompaninë B, si kompani që prodhon software dhe ka vetëm dy të punësuar. Kompania A, në Kroaci prodhon software, të cilin ia shet kompanisë B në Shqipëri me vlerën e kostos, p.sh. 100,000 euro. I njëjti software por nën etiketën e rizhvillimit, rishitet nga B në një kontraktor të A diku në Kroaci apo në një vend tjetër për 200,000 euro. Tatimfitimi në këtë rast për kompaninë B, por edhe për kroaten A, është 5%.

Frangu: Ulja e tatimfitimit, pozitive, por kemi “varfëri në profesionistë”

Nisma e ndërmarrë nga qeveria për uljen e tatimfitimit është diçka pozitive, por që edhe për Armand Frangun, anëtar i Bordit Drejtues të Albanian ICT Association, njëkohësisht drejtor ekzekutiv i B360 sh.p.k. mbetet e paqartë. Sipas tij, numri i atyre që përfitojnë është i vogël dhe ndoshta vëmendja duhet të ishte fokusuar më gjerë.

“Nisma e ndërmarrë është diçka shumë e mirë, por është për një pjesë shumë të vogël të ekonomisë. Ndoshta ajo do të kishte rendimentin më të madh, do ishte plotësimi i legjislacionit administrativ dhe fiskal që ka lidhje me e-Commerce. Është një fushë që zhvillohet shpejt dhe ka vështirësi reale të ndiqet me rifreskime ligjore, por edhe e lënë në mëshirë të fatit po pengon zhvillimin e biznesit. e-commerce, në radhë të parë, do ta bënte më efektive ekonominë, do të ndihmonte biznesin vendas dhe indirekt, do të rriste edhe sektorin e IT-së, që i ndërton dhe mirëmban platformat ku zhvillohet e-Commerce”, – shprehet Fragu.

Nga ana tjetër, duke u ndalur në zhvillimin dinamik të tregut, ai thekson se rritja ka ardhur si nga investimet e bëra në vend nga sektori publik, ashtu edhe nga kërkesa që vjen nga jashtë për nënkontraktimin e shërbimeve. “Faktori që ka ndikuar në rritje lidhet me shtimin e eksportit të shërbimeve, kryesisht kontrata të software outsourcing (programe me porosi).

Për këto kontrata ka kërkesa reale dhe të vazhdueshme nga tregu i huaj, pra kanë potencial të konsiderueshëm rritje, por ndërkohë ka një pengesë gjigante që është numri i vogël i profesionistëve dhe inxhinierëve IT cilësor që prodhon sistemi ynë arsimor. Shqipëria prodhon një numër tepër të vogël programuesish. Ndoshta këtu duhet vënë theksi, tek rritja e pranimeve në Universitete, pa cenuar cilësinë e mësimdhënies për studentët e degëve të shkencave kompjuterike. Është hapi më i rëndësishëm që mund të bëhet” pohon Frangu.

Flet Grigor Joti, aksioneri kryesor i “Investment Joti – Infosoft Group”

“Reduktimi i tatimfitimit i paqartë”

Reduktimi nga 15% në 5% për tatimfitimin tek prodhimi i software ka efekte pozitive, por nuk është gjithëpërfshirëse për të nxitur sektorin vendas drejt rritjes. Grigor Joti, aksioneri kryesor i “Investment Joti – Infosoft Group”, një nga kompanitë kryesore në treg, tha për “Monitor” se nisma e qeverisë nuk është e qartë dhe se vetëm pas akteve nënligjore do të shihet mënyra e zbatimit. Gjithsesi, askush sot nuk mund të thotë ndikimin që do të ketë.

  1. Joti, si e vlerësoni uljen e tatimfitimit nga 15 në 5% për sektorin e prodhimit të software-ve nga qeveria e sanksionuar në paketën e fundit fiskale tashmë në fuqi? Çfarë ndikimi pritet të japë ajo te bizneset e këtij sektori?

Incentiva e dhënë nga qeveria, që redukton tatimfitimin nga 15% në 5%, mbetet e paqartë në aspektin e zbatimit të saj. Gjatë takimeve që kemi pasur me përfaqësuesit e qeverisë, na është thënë se do të dalin udhëzime të posaçme për mënyrën e aplikimit. Duhet të kemi parasysh që kompanitë që zhvillojnë aktivitetin e fushën e IT, japin shërbime të integruara dhe prodhimi i software është një pjesë integrale e tyre, kurse lehtësia fiskale është parashikuar vetëm për segmentin e prodhimit të software.

Pyetja që shtrohet është si do të diferencohet fitimi që ka arkëtuar një kompani nga shërbimi i saj në segmentin e prodhimit të software kur ky i fundit shoqërohet edhe me shërbime të tjera? Gjithashtu, edhe vetë koncepti prodhim software është shumë i diskutueshëm. Për shembull si do të konsiderohet ajo që quhet “customising the software”, apo “supportin e software”? Kuptohet, ka një vit kohë që të nisë zbatimi, pasi tatimfitimi merret pas mbylljes së vitit, por gjithsesi është diçka që duhet saktësuar. Sot, që ndodhemi përpara kësaj mase lehtësuese, nuk di të them se cili do të jetë ndikimi që do të ketë te kompanitë shqiptare.

A mendoni që mund të ishin marrë masa të tjera lehtësuese që e zgjeronin segmentin e përfituesve?

Ndoshta mund të ishte menduar ndonjë lehtësi tjetër më gjithëpërfshirëse në fakt, për shembull TAP tek të punësuarit në sektorin e IT të ishte më i reduktuar. Në hipotezat që mund të bëhen që janë lidhur me uljen e tatimfitimit duket se ka të bëjë me nxitjen e investimeve të huaja në këtë drejtim, pra kompanive të mëdha që vijnë dhe investojnë në sektorin e IT në Shqipëri.

Gjithashtu, një skenar i një parajse fiskale, nuk është i pamundur edhe për Shqipërinë në kushtet e kësaj oferte. Skema të tilla janë të njohura në botë. Për shembull, një kompani kroate A, që operon në fushën e IT, vjen dhe regjistron në Shqipëri kompaninë B, si kompani që prodhon software dhe ka vetëm dy të punësuar.

Kompania A, në Kroaci prodhon software, të cilin ia shet kompanisë B në Shqipëri me vlerën e kostos, p.sh. 100,000 euro. I njëjti software por nën etiketën e rizhvillimit, rishitet nga B në një kontraktor të A diku në Kroaci apo në një vend tjetër për 200,000 euro. Tatimfitimi në këtë rast për kompaninë B, por edhe për kroaten A, është 5%. Arkëtimi i tatimfitimit, në këtë rast, qoftë edhe 5%, padyshim që është pozitiv për buxhetin e vendit tonë, por këto praktika janë në kundërshtim me direktivat e BE-së dhe në një moment patjetër që do të atakohen prej saj.

Mendoj se në procesin e hartimit të udhëzimeve të zbatimit të kësaj mase, duhen parë edhe mundësitë në lidhje me punësimin që vjen nga këto raste apo investimin që kryhet. Këto specifika i takon qeverisë që t’i vendosë. Ajo që dua të theksoj është që në rastet kur ka vendimmarrje për sektorë të caktuar, biznesit duhet t’i jepet më shumë mundësi për t’u konsultuar. Për nismën e fundit, nuk kemi qenë pjesë e ndonjë tryeze konsultimi.

*Burimi: Monitor 

 

Etiketa: kompanite e huajaparajse fiskalesektori i ITshqiperiaulja e tatim fitimit


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Historia: Kam lënë gruan dhe komshien shtatzënë dhe tani nuk di si t’ia bëj

Historia: Kam lënë gruan dhe komshien shtatzënë dhe tani nuk di si t’ia bëj

Noizy apo Ledri? Ja kë do zgjidhte Sara Kapo si partner

Noizy apo Ledri? Ja kë do zgjidhte Sara Kapo si partner

Masa e sigurisë për dy ish-drejtorët e Rrugëve, ja arsyetimi i avokatëve

Rinis seanca ndaj ish-kreut të rrugëve, media nxirret jashtë
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com