Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së shtunës në zyrat e ALUIZNI-t në Fushë Krujë.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se flakët nisën nga zyra e drejtorit të kësaj dege.
Në vendin e ngjarjes u gjendën 3 bidona me benzinë.
Zjarrfikësit mundën të izolojnë flakët.
Dyshohet se autorët kanë tentuar të djegin arkivën e këtij institucioni.