Një zonë strategjike duket se është zgjedhur nga ana e Aurel Hoxhallarit, i shpallur në kërkim si organizatori i grupit që kreu vrasjen e Devi Kasmit, në Tiranë.
“News 24” ka qenë në këtë banesë, rrethuar një ditë më parë nga policia, brenda së cilës u gjet arsenal i madh armësh.
Gazetarja e “News 24” bëri me dije se Hoxhallari, tashmë në kërkim nga policia ka edhe dy banesa të tjera. “Kjo banesë ka 5-6 vite që është ndërtuar, ndërkohë që ka të tjera në zona periferike, njërën në Yzberisht dhe një tjetër te zona e Astirit”.