Ambasadori amerikan Donald Lu ka nisur një takim në Kryeministri me kreun e ekzekutivit, Edi Rama. Makina e Lu ka hyrë në seline e qeverise rreth orës 10:00 ndërsa s’ka ende informacion per temen qe po bisedohet.
Kujtojme se takimi vjen nje dite pas protestes se opozites ne Parlament e cila u pengua te fliste per ekstradimin e Nezar Seitit, i dyshuar si anetar i bandes se Habilajve.
Ndaj tij kishte nisur nje hetim ne Shqiperi, por Ministria e Drejtesise vendosi t’ia dorezoje autoriteve italiane qe po hetojne per llogari te tyre. Kjo ka shkaktuar skandal sepse Seitaj sipas opozites kishte pranuar te bashkepunonte me drejtesine dhe te nxirrte emrat e bashkepunetoreve ne trafikun e droges, mes tyre edhe Tahiri.
Po kaq dy ngjarje të rëndësishme të ditës së djeshme ishin arrestimi i ish-drejtoreve te Rrugeve per abuzime me fondet per rikonstruksionin e rrugës Elbasan-Gjinar si dhe marrja ne pyetje nga prokuroria e djalit të Berishes, Shkelzen Berisha per ceshtjen CEZ.
/Opinion.al