Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-futbollisti i Sëlltikut kujton Shqipërinë e izoluar në komunizëm: Frika për mjekrrën, ushqimi i shpifur dhe tanket

2018/01/29 at 10:38 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-futbollisti i Sëlltikut kujton Shqipërinë e izoluar në komunizëm: Frika për mjekrrën, ushqimi i shpifur dhe tanket

Fakti që Skocia dhe Shqipëria do të jenë në të njëjtin grup eliminator për Ligën e Kombeve ka zgjuar inters në shtypin skocez. Futbollisti skocez Danny McGrain duke folur për gazetën The Scotsman, kujton kohën kur ai me skuadrën e tij të famshme Sëlltik, vizitoi Tiranën për një ndeshje të Kupës së Kampionëve kundër Partizanit.


Ishte viti 1979 dhe gjëja e parë që i thanë në klub para udhëtimit qe shqetësimi i mjekrës së tij. U fol për frikën se do ta ndalonin në aeroport për shkak të saj; e sqaruan se mjekrat e gjata, roku dhe plot gjëra të tjera nuk pëlqeheshin nga Enver Hoxha, diktatori shqiptar.

“Uroj që të mos më kishin lënë të futesha,” rrëfen ish-futbollisti skocez për The Scotsman. Çdo herë që na sillnin për të ngrënë ishte e njëjta gjë: një lloj supe me një vezë sy përsipër. Në rrugë djemtë ecnin duke u mbajtur për dore. Për ne nga
Perëndimi i Skocisë kjo ishte diçka e tepërt”.

Tirana është ndryshe tani shkruan The Scotsman, por në vitin 1979, kur McGrain luajti kundër Partizanit, gazetarët skocezë nuk u lejuan të udhëtonin me Sëlltikun, dhe disa prej lojtarëve u detyruan që të raportonin për ndeshjen për gazetat në Skoci.

Kujtime të këqija ka edhe një futbollist tjetër i Sëlltikut, George McCluskey. “Kërkova ushqimin e zakonshëm të para ndeshjes dhe më sollën një peshk që se kisha parë kurrë, me gjithë hala dhe me sy të zmadhuar që gati po më hanin. Ai gjithashtu mban mend se si kamarierët e shihnin gjithë dyshim mjekroshin McGrain dhe ai e pagëzoi me emrin ‘Baraba’.

“Fatmirësisht të gjithëve na u këshillua që të sillnim ushqime me vete. Unë e ndaja dhomën me Tommy Burns dhe kur u ktheva e gjeta që po hante fasule të ftohta nga nje kanoçe. Fytyrën e kishte të mbuluar me salcë domatesh dhe më tha “po vdes urie George, po ngordh”. Nxora nga çanta një sanduiç që ma kishte përgatitur ime shoqe dhe, po të doja mund t’i kisha marrë një dhjetëshe (paund) për të.

Kur Sëlltiku mbërriti në Tiranë u ndesh me tanke. Shtatë vjet më parë kur në Shqipëri luante skuadra Hibernian e Edinburgut, lojtarët u pataksën nga prania e aq shumë karrocave me kuaj nëpër rrugë.

Udhëtimi i tyre në vitin 1972 mori për keq kur stadiumi i ndeshjes me Besën e Kavajës u ndërrua në minutën e fundit dhe kuzhinierët e skuadrës nuk u lejuan të futeshin. Rrugët ishin pa neone dhe trajneri dhe lojtarët u mbyllën në hotel. Fusha ishte në gjendje tmerri dhe himni kombëtar i Shqipërisë luhej në intervale të rregullta gjatë ndeshjes. Skuadra kundërshtare kishte veshur bluza ngjyrë qershie, por të gjitha me tone të ndryshme nga njëra-tjetra dhe me numra të shkruar në kurriz me bojë të bardhë.

Kur lojtarët u munduan të telefononin familjet e tyre në Skoci për t’u thënë se mbërritën mirë zbuluan se linjat ndërkombëtare punonin vetëm pak orë në ditë.

*Përgatitur nga Politiko.al sipas një shkrimi të gazetës skoceze The Scotsman.

Etiketa: Futbollisti skocez Danny McGrainkomunizemshqiperia


Ju sugjerojmë

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve
Aktualitet

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

15 Janar, 2026 10:58 am
Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve
Kryesore

Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve

15 Janar, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 15 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 janar 2026

15 Janar, 2026 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 15 janar 2026

15 Janar, 2026 8:29 am
Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të emigrimit, në listë edhe Shqipëria

14 Janar, 2026 7:04 pm
Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit
Kryesore

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit

14 Janar, 2026 5:30 pm
Para
Të gjithë sytë nga qielli më 31 janar, ja çfarë do të ndodhë

Të gjithë sytë nga qielli më 31 janar, ja çfarë do të ndodhë

Po vjen shkurti, ja cilat do të jenë 2 shenjat më fatlume të këtij muaji

Po vjen shkurti, ja cilat do të jenë 2 shenjat më fatlume të këtij muaji

Ping-pongu i Arta Marku dhe Etilda Gjonajt: Si lejuan ekstradimin e financierit të Habilajve në shkelje flagrante të ligjit

Ping-pongu i Arta Marku dhe Etilda Gjonajt: Si lejuan ekstradimin e financierit të Habilajve në shkelje flagrante të ligjit
















TE FUNDIT

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve
15 Janar, 2026

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar për lajmin se qeveria amerikane planifikon të pezullojë lëshimin...

Lexo më shumë

Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë

Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë
15 Janar, 2026

Danimarka do të rrisë praninë e saj ushtarake në Groenlandë. Lajmi u bë i ditur nga ministri danez i Mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Po transportonte me makinën e tij 60 kg kanabis, pranga 52-vjeçarit në Krujë

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
15 Janar, 2026

Një 52 vjeçar është arrestuar në fshatin Luz të Krujës pasi është kapur duke transportuar kanabis me automjetin e tij....

Lexo më shumë

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë
15 Janar, 2026

Ethet e luftës po ziejnë në Grenlandë, ndërsa disa vende të NATO-s dërgojnë forca ushtarake për të marrë pjesë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com