Një 35-vjeçare në Tiranë, ka denoncuar një rast përdhunimi në Polici. Ajo ka treguar për uniformat blu, se mbrëmjen e djeshme kishte hipur në makinë me dy të panjohur, të cilët më pas e kishin çuar jashtë Tirane dhe kanë abuzuar seksualisht me të.
Shtetësja L.B, është shprehur se se fillimisht ka hipur me dëshirë në makinën e tyre por gjërat kanë shkuar keq. Nga ana tjetër policia po punon për identifikimin e personave.