Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Brendshme flet për protestën dhe vlerëson bashkëpunimin me organizatorët

2018/01/27 at 4:53 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministria e Brendshme flet për protestën dhe vlerëson bashkëpunimin me organizatorët

Protesta e opozitës paraditen e së shtunës, ndonëse ka shënuar pjesëmarrje të lartë ka kaluar pa shkaktuar incdidente dhe probleme, ashtu sikurse në fakt ishte paralajmëruar.

Duket se kohët e fundit, opozita po jep një shembull shumë pozitiv çka nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga Ministria e Brendshme.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Brendshme ka falënderuar  pjesëmarrësit për mënyrën e qetë dhe qytetarinë e dëshmuar gjatë zhvillimit të kësaj proteste dhe ka vlerësuar bashkëpunimin me organizatorët.

DEKLARATA E MINISTRISË SË BRENDSHME
Ditën e sotme, 27 Janar 2018, Partia Demokratike dhe aleatët e saj, organizuan një protestë të paralajmëruar në kryeqytet. Ajo u zhvillua në normalitet dhe pa asnjë incident, në përputhje me ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”.

Ministria e Brendshme falënderon pjesëmarrësit për mënyrën e qetë dhe qytetarinë e dëshmuar gjatë zhvillimit të kësaj proteste. Falënderojmë qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar pavarësisht vështirësive që mund të kenë hasur gjatë bllokimit të disa akseve rrugore, sot.

Po ashtu, Ministria e Brendshme vlerëson bashkëpunimin me organizatorët e këtij tubimi në mbështetje të punës së Policisë së Shtetit.

Është meritë e të gjithë punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan duke menaxhuar me shumë profesionalizëm dhe në respektim të plotë të ligjit mbarëvajtjen e tubimit dhe garantuan jo vetëm të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por edhe rendin e sigurinë.

Policia e Shtetit administroi me korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 70 autobusëve, 90 minibusëve dhe një numri të konsiderueshëm furgonësh dhe automjetesh, të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë.

Ministria e Brendshme gjen rastin të falënderojë dhe vlerësojë mediat që transmetuan me transparencë dhe profesionalizëm masat e marra dhe angazhimin e strukturave dhe punonjësve të Policisë së Shtetit në menaxhimin e këtij tubimi.

Në të njëjtën kohe, Ministria e Brendshme vlerëson gjithashtu edhe bashkëpunimin e realizuar me institucionet e tjera ligj zbatuese në vend, para dhe gjatë protestës.

Falënderojmë misionet ndërkombëtare të asistencës policore për mbështetjen e ofruar prej tyre në hartimin dhe realizimin e masave policore për menaxhimin e tubimit.

Ministria e Brendshme shpreh bindjen se edhe në të ardhmen Policia e Shtetit do të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Etiketa: ministria e brendshmeopozitaPDprotesta

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës
Kryesore

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës

18 Nëntor, 2025 5:43 pm
Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
Kryesore

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 Nëntor, 2025 11:29 am
Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
Kryesore

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

18 Nëntor, 2025 11:18 am
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

18 Nëntor, 2025 10:17 am
Para
Habit “Zogu i Tiranës”, vjen nudo në emision dhe bën deklaratën e papritur: Nuk më ka refuzuar asnjëri

Habit “Zogu i Tiranës”, vjen nudo në emision dhe bën deklaratën e papritur: Nuk më ka refuzuar asnjëri

Alban Skënderaj në lot, takon fansen e paralizuar: Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im

Alban Skënderaj në lot, takon fansen e paralizuar: Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im

Jon Gjebrea surprizon të fejuarën e tij! Shikoni çfarë ka bërë

Jon Gjebrea surprizon të fejuarën e tij! Shikoni çfarë ka bërë

TE FUNDIT

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
19 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
19 Nëntor, 2025

Dashi Gazetat mund të sjellin njohuri për ngjarje të çuditshme që të pushtojnë imagjinatën. Mund të duash të mësosh më...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com