Muajin që shkoi publiku u trondit kur zbuloi se qindra meshkuj kanë investuar shuma të tëra parash për të zbardhur penisin. Këtë procedurë të pazakontë fillimisht e ka praktikuar një spital në Tajlandë për 550 euro dhe ka rezultuar mjaft popullore.
Tashmë kjo ndërhyrje është e disponueshme edhe për femrat.
Shërbimi për momentin ofrohet në një spital në Filipine nga kirurgë kozmetikë. Procedura bëhet me lazer dhe premton zbardhimin e lekurës në zonat intime për tre seanca. Përveç kësaj, ka edhe benefite të tjera nga trajtimi: “procedura do të ngushtojë, pastrojë dhe relaksojë zonën”, thonë kirurgët. Nga secila seancë është nevoja e 3-4 ditëve rikuperim.
Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale dhe nuk është e dhimbshme. Për femrat ndërhyrja kushton 800 euro.
Zbardhimi i penisit u prezantua vitin që shkoi dhe mbi 100 meshkuj në muaj e bëjnë këtë ndërhyrje. Për ta janë të nevojshme pesë seanca. Një fakt interesant është se shumë nga pacientët që e kanë kryer ndërhyrjen janë të komunitetit LGBTQI në Tajlandë./ Opinion.al