Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja Habilaj/ Pse ministrja Gjonaj largoi nga Shqipëria të arrestuarin e vetëm që Prokuroria kishte

2018/01/25 at 6:05 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja Habilaj/ Pse ministrja Gjonaj largoi nga Shqipëria të arrestuarin e vetëm që Prokuroria kishte

Nezar Seiti u përcoll rreth orës 11:40 të mesditës në Rinas, nga dy agjentë të Interpolit. Për ekstradimin drejt Italisë, policia shqiptare i citoi gazetarëve disa nene të Kodit Penal italian për të cilat Seiti do të përgjigjet në Itali, të shoqëruara me sqarimin se Nezar Seiti u është dorëzuar në Rinas autoriteteve italiane në bazë të urdhrit nga ministria e Drejtësisë.


“Ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar dorëzimin e personit tek autoritetet italiane brenda datës 30.01.2018” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Qeveria më në fund “hoqi qafe” krahun e djathtë të Moisi Habilajt, i vetmi që ishte arrestuar nga dosja që implikon Saimir Tahirin në trafik droge. Që nga dita që u arrestua, Nezar Seiti kishte këmbëngulur për ekstradimin drejt Italisë, por ishte mbajtur me disa vendime gjykate pas përpjekjeve të prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Edhe në momentin e ekstradimit, për Nezar Seitin ekzistonte masa e arrestit me “burg pa afat” nga gjykata, por duket se Ministria e Drejtësisë e ka shpërfillur totalisht.

Me firmën e Etilda Gjonajt është urdhëruar ekstradimi drejt Italisë dhe Fatmir Xhafaj ka bërë menjëherë ekzekutimin e urdhrit.

Duket se Gjonaj ka shkelur vendimet e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda si dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë vendosur arrest me burg për Seitin.

Duket se ekstradimi i 41 vjeçarit nga Gjormi i Vlorës është bërë pa dijeninë e avokatit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Si Prokuroria e Krimeve të Rënda ashtu edhe në Prokurorinë e Përgjithshme thonë se nuk e kuptojnë mbi ç’baza ligjore është kryer ky ekstradim, në një kohë kur ndaj Seitit kishte një masë sigurimi arrest me burg” raporton Top Channel.

Me siguri që sapo ka zbritur në Itali, Nezar Seiti është mikpritur nga hetuesit italianë. Dosja e banditëve që trafikonin tonelata me kanabis drejt brigjeve të Italisë bëhet më e plotë me “krahun e djathtë të Moisi Habilajt”.

Nezar Seiti u konsiderua si njeriu që kishte për detyrë organizimin e transportit detar të drogës dhe ndarjen e parave që fitohej nga shitja e saj. Në rolin e “financierit” të bandës, ai ishte përgjuar nga Antimafia italiane dhe përgjimet u dërguan edhe në Shqipëri.

Për prokurorët shqiptarë, Seitaj ishte një i burgosur i rëndësishëm, pjesë e dosjes ku është përfshirë Saimir Tahiri.

Si duhet lexuar “lëshimi” që iu bë Nezar Seitit?

Duke qenë se kemi të bëjmë me një vepër penale që ka ndodhur në të dyja anët e kufirit, ligji supozohet të ndëshkojë njësoj trafikantët e të dy vendeve.

Hetimet duhet të jenë komplementare. Për këtë arsye, italianët kanë sjellë në Shqipëri dosjen me përgjimet dhe Nezar Seiti ishte i vetmi i arrestuar nga pala jonë.

Por kur drejtësia italiane ka 7 të arrestuar për këtë çështje, pa llogaritur Nezar Seitin, në Shqipëri qelitë janë bosh.

Bilanci i Prokurorisë së Katanias përballë asaj të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për të njëjtën vepër penale, është katastrofik për disa arsye.

  1. Prokurorët shqiptarë u penguan nga Partia Socialiste për arrestimin e Saimir Tahirit.

2) Dështoi aksioni për arrestimin e ish shefave të policisë, të akuzuar për trafik droge

3) Orest Sota u lirua nga burgu pasi u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit

Tani me firmën e Etilda Gjonajt dhe pa llogaritur as prokurori dhe as gjykata “hiqet qafe” edhe i arrestuari i vetëm i çështjes, Nezar Seiti.

Dosja e Tahirit po shkon drejt shpërbërjes dhe goditja e Etilda Gjonajt ka qenë e fundit. Tani është kuptuar se edhe gjykatësit kanë ndërruar mendje që kur i kthyen ish ministrit të Brendshëm pasaportën dhe kartën e identitetit. / Lapsi.al

Etiketa: dosjaEtilda Gjonajhabilajtahiri


Ju sugjerojmë

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
Aktualitet

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

12 Gusht, 2025 11:09 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Aktualitet

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

12 Gusht, 2025 10:48 pm
Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Aktualitet

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

12 Gusht, 2025 10:11 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete
Aktualitet

Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete

12 Gusht, 2025 7:49 pm
Berat/ Vatra zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj
Aktualitet

Berat/ Vatra zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj

12 Gusht, 2025 7:32 pm
Zjarri në vend/ Shkrumbohen banesa në Tepelenë, kisha historike humbet në flakë
Aktualitet

Zjarri në vend/ Shkrumbohen banesa në Tepelenë, kisha historike humbet në flakë

12 Gusht, 2025 7:25 pm
Gramshi në flakë, mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuuar
Aktualitet

Gramshi në flakë, mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuuar

12 Gusht, 2025 7:01 pm
Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë

12 Gusht, 2025 5:59 pm
‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara
Aktualitet

‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara

12 Gusht, 2025 5:22 pm
Para
Foto/ Eni Çobani “pushton” instagramin me dedikimet romantike për bashkëshortin

Foto/ Eni Çobani “pushton” instagramin me dedikimet romantike për bashkëshortin

Ja cilat janë SST-të që transmetohen edhe me prezervativ

Ja cilat janë SST-të që transmetohen edhe me prezervativ

20 dëshirat e një mashkulli në shtrat

20 dëshirat e një mashkulli në shtrat
















TE FUNDIT

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
12 Gusht, 2025

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit...

Lexo më shumë

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
12 Gusht, 2025

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen...

Lexo më shumë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
12 Gusht, 2025

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
12 Gusht, 2025

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com