Në studion e emisionit “Opinion” Gjergj Buxhuku ka sqaruar dy elementë shumë të rëndësishëm lidhur me tregun e naftës në vend.
Së pari ai ka sqaruar, se prishja e zinxhirit të nxjerrjes, përpunimit dhe shitjes së naftës është një nga arsyet që kanë çuar në uljen e cilësisë dhe shkaktimin e evazionit fiskal, ndërsa ka deklaruar se tregu i naftës është ndër më të mëdhenjtë në vend.
Xhiroja vjetore e naftës i kalon 1 miliardë dollarët, çka lë të kuptohet që humbja prej 704 milionë dollarësh e akumuluar në vite është shumë më e vogël se xhiroja vjetore e qarkulluar në vend.