Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e 25 -vjecares/Nëse nuk do të kisha ikur edhe unë do të kisha të njëjtin fat si Ariela

2018/01/24 at 7:11 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të mbrojmë çdo grua në situate dhune”, mesazhi i ministres për studenten e vrarë në Tiranë

Nuk munda ta besoj lajmin kur shoqet më morën të dielen në telefon. Edhe sot që po shkuaj këto fjalë për ju, më mblidhet një lëmsh në grykë e nuk mund t’i them asaj vajze të re: lamtumirë! Vetëm pak muaj më parë ishim bashkë në të njëjtin gëzim: sa kemi qeshur e kērcyer atë natë. Nuk e dija që do të ishte hera e fundit që do të shikoja ty. Është e padrejtë, të gjithë e dimë e të gjithë bëjmë sikur s’kuptojmë. Realiteti është po ai. Mos pyesni kush jam une? Unë jam ti që po lexon, ajo qe u vra dje e ajo që mund të vritet nesër.


 

Duket sikur shteti hesht, hesht dhe shoqëria. A nuk janë këta djem që vrasin në gjirin tuaj, në gjirin tonë. Më fjalët tona ata mbushen plot vrer, dhunë dhe veprojnë. Nëse nuk do të kisha ikur, sot ndoshta as unë nuk do të isha më. Nuk e kisha menduar kurrë se një vajzë e re si unë, shkolluar për infermieri do të detyrohej të merrte rrugët e botës nga kërcënimet që thuhej që bëheshin në emër të dashurisë. Nuk e kam dashur kurrë djalin që më përndiqte prej tre vjetësh. Dashuria qe njoh unë nuk të rreh, nuk të vret dhe as nuk të nxjerr si prostitutë. Nëse nuk do të kisha ikur sot nuk do të kisha mundësi të shkruaja as edhe një fjalë, e shumta do të më gjenin duke shitur trupin tim në kush e di cfarë rrugë të botës.

 

Bëra gjithcka munda të qëndroja larg atij njeriu: ndërrova shtëpi e punë, e ai sërish më gjente. Nuk e pranoi dot kurrë fejesën time me një djalë që jetonte jashtë Shqipërisë, madje u bë xhind. Filloi të qeshte e të tallej, madje kërkonte që t’i coja dhe para në këmbim të heshtjes së tij. “Hë se i gjen ai paratë, kërkoja dhe ti jep”, më thoshte. Herën e fundit që e pashë ishte i pirë, me njerën dorë mbantë armën dhe tjetrën kapi kokën time “Nuk do të jesh as e tij e as e imja, do të përfundosh në rrugët e Italisë, nuk të coj në Hollandë, jo, atje është luks për ty.” Sapo kisha lënë turnin e tretë për t’u kthyer për në shtëpi, kur ai më kishte zënë pritë sapo dola nga porta e madhe e spitalit. Nuk mund t’i thoja të fejuarit tim, kisha frikë se një përballje mes tyre do të conte në mos të dy, të paktën njërin në vrasje. Një shoqja ime më gjeti mundësi të siguroja një pasaportë greke, e dija që ishte false por nuk kisha rrugë tjetër. I fejuari im nuk dinte asgjë, e dija që nuk do ta pranonte një zgjidhe të tillë. Vendosa të nisem me 15 Dhjetor 2017, ditën që do të mbushja 25 vjec.

 

Nëse do të kaloja kufirin do të shpëtoja, nëse jo… as nuk doja ta mendoja. Mirëpo fati nuk qe me mua atë ditë. Mbaj mend sesi e kalova atë datë në një stol të ftohtë të policisë angleze. Nuk futa gjë në gojë për 32 orë, aq sa një police filloi të ndjenje keqardhje për mua, më lutej që të pija të pakën një gotë uje. Fytyrën e saj nuk do ta harroj kurrë. Sytë më ishin veshur nga nje mjegull e nuk shikoja asgjë, duart dhe këmbët më dridheshin nga të ftohtët. Nuk dija nëse i fejuari im do të me falte apo nëse do të më priste jashtë, nuk dija as nëse edhe familja ime do të më falte; nuk i kisha dhënë dorën askujt.

 

Sot ende nuk di ku jam dhe cdo të bëhet me mua. Ama di vetëm një gjë se nëse nuk do të ikja do të kisha të njëjtin fat si Ariela. Më fal Arielë e dashur që po përdor emrin tënd, po si ti jam dhe unë, ndoshta dhe një vajzë tjetër është si ne të dyja. Ndaj: Stop! Boll më! Kur do të ndalojë e gjitha kjo? / F. Zh.

 

 

Shënim: Autorja e kësaj letre publikuar në Opinion.al, dëshiron të publikojë vetëm inicialet për shkak të sigurisë së saj. Pas qëndrimit në polici, vajza është dërguar në një kamp, ku ka takuar edhe 3 vajza shqiptare…

 

Etiketa: arielafejesaletraperndjekjepolicia


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban të hënën mbledhje emergjente

3 Janar, 2026 10:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, plagosen dy persona

3 Janar, 2026 8:29 pm
Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë
Bota

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë

3 Janar, 2026 8:26 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge

3 Janar, 2026 7:12 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Arrestimi i Maduros, Trump: SHBA do të marrë në dorë sektorin e naftës

3 Janar, 2026 7:04 pm
Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj
Bota

Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj

3 Janar, 2026 6:58 pm
Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA
Bota

Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA

3 Janar, 2026 6:09 pm
Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit
Bota

Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit

3 Janar, 2026 5:51 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Mbytet në lum 44-vjeçarja në Tiranë

3 Janar, 2026 5:24 pm
U kapën nga forcat speciale të SHBA, Trump zbulon vendndodhjen e Maduros
Bota

U kapën nga forcat speciale të SHBA, Trump zbulon vendndodhjen e Maduros

3 Janar, 2026 5:19 pm
Para
Video Opinion/ Kush mban përgjegjësi për përmbytjet?

Video Opinion/ Ku u zhdukën 704 milionë dollarë?

Momente argëtuese të njerëzve që kanë ngatërruar Google me Facebook

Momente argëtuese të njerëzve që kanë ngatërruar Google me Facebook

“E kam prekur më shumë se ç’duhet balerinën, ishte e bukur”, këngëtari tregon prapaskenat e klipit

“E kam prekur më shumë se ç’duhet balerinën, ishte e bukur”, këngëtari tregon prapaskenat e klipit
















TE FUNDIT

Arrestimi i Maduros/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban të hënën mbledhje emergjente

Auto-Skicë
3 Janar, 2026

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se do të mbajë një mbledhje emergjente të hënën, lidhur me...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, plagosen dy persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
3 Janar, 2026

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor "Fier-Libofshë", ku një automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë
3 Janar, 2026

Nga tranzicioni në Venezuelë te paralajmërimet për Kolumbinë dhe Kubën! Pesë pikat kryesore të konferencës së Trump pas kapjes së...

Lexo më shumë

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
3 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po dërgohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com