Nëse jeni përdorues të Twitter-it me siguri ndiqni njerëz që ju pëlqejnë. I pëlqeni postimet e tyre, i bëni retweet e madje edhe tag. Po nëse ata nuk ju kanë qejf?
Dikush në Twitter vendosi të luajë rolin e Kupidit duke krijuar një faqe që ju lejon të merrni vesh nëse pëlqimi është reciprok. Timi Ajiboye, një krijues në Nigeri është koka që shpiku Twinder, – një bot që ndihmon përdoruesit e dashuruar të gjejnë njëri tjetrin.
“Me ndiq, prit deri sa të të ndjek mbrapsht edhe unë. Dërgo një mesazh privat ku të përshkruash qëllimin tënd dhe do t’ju njoftoj të dyve vetëm nëse të dy pëlqeheni,”- shkruan Twinder në përshkrimin e tij.
Ajiboye tha se këtë bot ka dashur ta krijojë që në vitin 2014, – kur Tinder pati shpërthimin e tij,- sepse mendoi që një kombinim i Twitter dhe Tinder do të ishte i këndshëm.
Ajiboye e solli në jetë këtë projekt me ndihmën e një mikut të tij. Boti funksionon fare thjesht. E ndjek Twinder-in në Twitter dhe automatikisht do t’ju ndjekë mbrapsht (nuk funksionon nëse profile juaj është i mbyllur). I dërgon në një mesazh privat emrin e personit që pëlqeni në Twitter. Nëse edhe personi tjetër dërgon emrin tuaj, atëherë njoftoheni të dy.